Hysaj shënon me Napolin, Meta nxjerr videon: Gol i jashtëzakonshëm

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka realizuar mbrëmjen e e së shtunës golin e parë të tij me fanellën e Napolit.

Hysaj realizoi në minutën e ‘8 të takimit përballë Sassuolos, teksa i befasoi të gjithë me një gjuajte nga distanca.

Fraksioni i parë i lojës u mbyll me rezultatin 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga shkodrani.

Ky gol ka sjellë reagimin e një sërë figurash publike përfshirë këtu edhe Presidentin Ilir Meta, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e  atij momenti.

“Ju përshëndes dhe ju uroj të gjithëve një natë të qetë, me këtë gol⚽ të jashtëzakonshëm të shënuar mbrëmjen e sotme nga një prej yjeve të Kombëtares sonë Elseid Hysaj. ???”- shkruan Meta bashkëngjitur videos.

Kujtojmë që shqiptari është pjesë e skuadrës së Napolit nga sezoni 2015-2016, teksa më herët u aktivizua një sezon edhe me skuadrën e Empolit në elitën e futbollit italian.ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3197584253621159