Shumë studiues por edhe një masa jo e vogël e njerëzve arsyetojnë ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore me logjikën e sotme. Por nëse është kështu a mund të ishin bashkëpunëtorë këta gjatë asaj lufte. Këtë pyetje i bëri gazetari Roland Qafoku studiuesit Marenglen Kasmi i cili është diplomuar në Gjermani. A mundet që në kushte të tjera dhe nëse ai do jetonte gjatë Luftës së Dytë Botërore do bashkëpunonte me ushtrinë gjermane?
-Kam një pyetje personale. Ti je deutsche culture, je njeri që unë të vlerësoj për të gjitha kërkimet që ke bërë. Nëse ju, do jetonit në LIIB, a do bashkëpunonit me gjermanët?
-Ata në atë kohë, shikoheshin si e keqja më e madhe e njerëzimit. Praktikisht kishin pushtuar gjithë botën. Duke shkelur çdo vlerë demokratike, çdo të drejtë njerëzore, dhe vetëm ekspansion. Është e njëjta gjë si të të bëjnë një propozim sot, dikush me probleme të mëdha morale në rrugë, për të përfituar diçka. Do pranosh ti? Nuk besoj se do e pranosh. Duhet të shikosh nga kush vjen propozimi. Ne ngatërrojmë periudhat. Nazizmi, fashizmi dhe komunizmi. Mjafton që vetëm anti komunizmi i zeron ato që mund të kesh kryer ti politikisht. Nuk flas në aspektin individual.
-Ti do iu thoje jo?
-Po sigurisht që jo!/Fjala.al/Ke.Ba
https://www.youtube.com/watch?v=JSo8WLq_jg0