Ç’do të bëhet me Presidentin? Kuvendi diskuton raportin e Komisionit Hetimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në një seance parlamentare në orën 10.

Në këtë seancë parlamentare do të diskutohet pë një çështje shumë të rëndësishme lidhur me mbajtjen ose jo të postit të Presidentit nga Ilir Meta.

Bëhet fjalë për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

“Raporti përfundimtar i komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”. (Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, neni 25 Rregullore Kuvendi, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

 

Kuvendi do të mblidhet edhe ditën e nesërme, si dhe të enjten, ku pritet të përmbyllet Reforma Zgjedhore me dakordësinë mes palëve, si dhe të votohen ndryshimet kushtetuese dhe listat e hapura, propozime këto të opozitës parlamentare dhe të mbështetura nga kryeministri Edi Rama. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur...

Çfarë fitojmë nga fatura e qumështit?

Fatos Çoçoli Nga e hëna 14 korrik 2025, inspektorë të tatimeve, në bashkëpunim me punonjës të bashkisë dhe me policinë bashkiake, kanë nisur kontrollet në...

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një sherri me stjuardesën gjatë një...

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte qëndruar për orë të tëra...

Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ka folur për opozitën dhe shembjet e ndodhura në Theth. Në këtë mënyrë thotë, Meta,...

Lajme të tjera

Web TV