KLP i përgjigjet Theo Jacobs: Deklarata të qortueshme! Ka mjetet për të trajtuar çdo pretendim për prokurorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Çdo pretendim nuk mund të trajtohet veçse në mënyrën e parashikuar nga ligji dhe në institucionet e parashikuara nga ligji. Në të kundërtën çdo diskutim është i destinuar të jetë vetëm një opinion që vetëm cënon në mënyrë të padrejtë imazhin, edhe kështu të brishtë, të institucioneve të reja të drejtësisë.”

Kjo është përgjigjia e Këshillit të Lartë të Prokurorisë drejtuar përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs pas kritikave të këtij të fundit për prokurorët e SPAK dhe cilësinë e hetimeve të rastit Luan Daci.

KLP shton se deklaratat publike që venë në dyshim integritetin dhe/ose profesionalizmin e prokurorëve janë të qortueshme pasi sistemi ynë ligjor ofron mjete dhe procedura të përshtatshme për trajtimin e çdo pretendimi që lidhet me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve.

KLP sqaron se si organ themelues i SPAK dhe mbikëqyrës i performancës dhe integritetit të prokurorëve nuk mund të rrijë indiferent ndaj deklaratave të tilla që në fakt thyejnë besimin dhe prishin imazhin e institucioneve të reja.

Deklarata e plotë:

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË

Tiranë, më 27.07.2020
Deklaratë për Media
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (Këshilli) është njohur zyrtarisht me komentet e përfaqësuesit të ONM gjatë një seancë dëgjimore të mbajtur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në datën 17.07.2020 dhe reagimin publik të SPAK ndaj këtyre komenteve.
Kujtojmë se sipas Kushtetutës, Këshilli ka për detyrë të garantojë, midis të tjerash,
llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të republikës, përfshi prokurorët e SPAK. Për më
tepër Këshilli është organ themelues i SPAK dhe mbikëqyrës sa i takon performancës dhe
disiplinës së prokurorëve të kësaj strukture. Në këto kushte ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj deklaratave publike që lidhen me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve të SPAK.
Ne jemi të vetëdijshëm së suksesi i SPAK varet, në rradhë të parë, nga cilësia dhe integriteti i prokurorëve të saj. Me këtë bindje, në një përpjekje për të përzgjedhur prokurorët më të mirë, ne zhvilluam një proces tepër kërkues dhe transparent i cili zgjati plot 9 (nëntë) muaj. Në kuadër të atij procesi ne verifikuam në detaj profesionalizmin dhe integritetin e të gjithë kandidatëve.
Kujtojmë se pavarësisht verifikimeve tona të thella , kushti mbi kushtet për të gjithë kandidatët ishte kalimi me sukses i sprovës se vetting – ut. Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, e kanë kaluar këtë sprovë. Natyrisht që integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK nuk verifikohet vetëm një herë. Eshtë detyra e Këshillit të sigurohet në vijimësi për garantimin e standardeve profesionale e etike të prokurorëve të SPAK. Në këtë kuadër të gjitha institucionet dhe publiku i gjerë janë të ftuar të ndihmojnë Këshillin në realizimin e kësaj detyre të rëndësishme.
Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se SPAK është institucion i ri i cili, mishëron aspiratën dhe mundësinë tonë më të mirë si shoqëri për arritjen e drejtësisë shoqërore përmes goditjes penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me gjasë dy plagët më të thella të vendit. Në këto kushte, suksesi i SPAK, do të përcaktohet edhe nga imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku. Pikërisht në funksion të garantimit të këtij besimi, pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë në asnjë vend të botës, deklaratat publike (qofshin edhe personale) që venë në dyshim integritetin dhe/ose profesionalizmin e prokurorëve janë të qortueshme pasi sistemi ynë ligjor ofron mjete dhe procedura të përshtatshme për trajtimin e cdo pretendimi që lidhet me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve. Cdo pretendim i këtij lloji nuk mund të trajtohet veçse në mënyrën e parashikuar nga ligji dhe në intitucionet e parashikuara nga ligji. Në të kundërtën çdo diskutim është i destinuar të jetë vetëm një opinion që vetëm cënon në mënyrë të padrejtë imazhin, edhe kështu të brishtë, të institucioneve të reja të drejtësisë.

Lexo edhe :  Rama refuzon të flas për Metën/ Nuk grushtohem me njerëz që i kanë duart e lidhura!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trendi i TikTokut për “çokollatën e Dubait” shkakton mungesë të fëstëkut

Promovimet që u bëhen disa produkteve në TikTok kanë tejkaluar pritshmëritë dhe kanë prekur edhe ekonomitë nga Shtetet e...

Lezhë/ Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare

Një grua 51-vjeçare në Lezhë ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 6 maj, kur shtetasja D. B.,...

Rama në Fushë Krujë: Na jepni besim që të bëjmë më të mirën për 4 vitet e ardhshme

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmbylli këtë të mërkurë fushatën elektorale në Fushë Krujë, ku iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të mbështetur...

Goditi me gurë bankomatin e një banke në Korçë, arrestohet 50-vjeçari

Arrestohet 50-vjeçari ne Korçë pasi goditi bankomatin e një bankë me gurë. Sipas uniformave blu, shtetasi V.N. alias P.N., banues në Pukë ishte i proceduar...

Asambleja e KiE do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri

Një delegacion prej 21 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i udhëhequr nga italiani Simone Billi do të qëndrojë në Shqipëri nga...

Lajme të tjera

Web TV