Që prej fillimit të pandemisë Covid-19 dhe deri sot kanë ndryshuar shumë gjëra në mënyrën se si funksionon shoqëria dhe se si vazhdon përditshmëria jonë.
Nëse maskat dhe dorashkat disa muaj më parë na ngjallnin frikë sepse i imagjinonim vetëm në duart e mjekëve, sot të mbajturit maskë është kthyer në “trend”.
Nga ky trend i ri duket se nuk ka shpëtuar as zotëria në foto, i cili duket se ka marrë pushimet por edhe pse pranë detit dhe nën rrezet e diellit refuzon ta heqë maskën duke mos iu dorëzuar kështu Covid-19.
Kjo foto është shkrepur nga një tjetër pushuese të cilës nuk i ka kaluar pa rënë në sy burri “lakuriq dhe me maskë”. /Ra.My. Fjala.al/