Harta e Duas “plas” serbët/Mjekja: Një përpjekje për politizim, a e vizatoi vetë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Postimi i hartës së Shqipërisë së Madhe nga Dua Lipa teksa i bënte thirrje kompanisë “Apple” për të njohur Kosovën në hartë, ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Këtë akt të këngëtares shqiptare me famë botërore nuk e ka “përtypur” dot as epidemiologia dhe zv.drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik në Serbi, Darija Kisiç Tepavçeviç.

Në emisionin “Hit Tweet”, ajo zbuloi se nuk e dinte kush ishte Dua Lipa dhe se kurrë nuk kishte dëgjuar për të dhe më pas ajo shprehu mendimin e saj për tërë historinë.

“Nëse e kuptoja saktë, është një deklaratë në Twitter e një zonje ose një zonjushe që merret me muzikë dhe ajo shkaktoi kaq shumë zhurmë dhe prodhoi kaq shumë komente dhe diskutime, dhe pastaj pyes veten nëse fjala e të gjithëve ka fuqi …”, deklaroi Kisiç Tepavçeviç.

Ajo ka pyetur se a e ka vizatuar Dua Lipa vet hartën, duke thënë se deklarata e saj është përpjekje për politizim.

“Artistët kanë qenë gjithmonë ata që i lidhin njerëzit. Arti është i mrekullueshëm dhe duhet të mbetet i tillë. Kjo është padyshim një përpjekje për politizim. A e vizatoi ajo vetë atë hartë? Dhe se duhet të jetë pak para negociatave në Bruksel”, ka shtuar epidemiologia.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në...

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur varri i përjetshëm. Ai ruan...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

Lajme të tjera

Web TV