Luhet të enjten finalja e Kupës së Shqipërisë për femra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur të martën se finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra do të luhet ditën e enjte, më 30 korrik 2020, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Sfida Vllaznia-Apolonia do të nisë në ora 19:00 dhe do të përballë dy prej skuadrave më të mira këtë sezon në futbollin e femrave.

Vllaznia, e cila u shpall kampione e Shqipërisë për të shtatin vit radhazi pak javë më parë, erdhi në këtë finale pasi mposhti në gjysmëfinale Juban Danjën me rezultatin 5-1.

Ndërsa, Apolonia eliminoi në katërshe Tirana AS, duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-0. Skuadra fierake u rendit e dyta në kampionatin e futbollit për femra që sapo u mbyll.

Të fundit

Nëna e Martin Canit përlot me reagimin/ Erald bir, të qaj sot si për tim bir

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar, Erald Xhejo, humbi jetën, ka reaguar nëna e...

Shqiptarët “lamtumirë” Anglisë!/ Zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Prej vitit 1998 Britania e Madhe u kthye në "Eldoradon" e shqiptarëve për të emigruar. Jo zyrtarisht besohet se në vendin ishull sot jetojnë mbi...

Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Arsenali ka fituar në transfertën e Manchester United. Sfida u vendos nga goli i vetëm i Calafiorit në minutën e 13-të. Për rastin në...

Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (SPD) Lars Klingbeil la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë  në forcat e mundshme...

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës...

Lajme të tjera

Web TV