Kryemadhi: Rama është i frikësuar, sot diskuton vendin e 3-të dhe të 4-t

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet e bindur se Partia Socialiste është humbëse në zgjedhjet e ardhshme madje sipas saj, Rama sot diskuton vendin e 3-të dhe të 4-t.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese që do të votohen nesër në Kuvend, Kryemadhi tha se le të miratohen, pasi sipas saj, për këtë veprim nesër do të shpagohen dhe do të dënohen.

“Është një veprim në panik, pra ka një panik të përbrendshëm. Nëse një njeri do të ndihet i sigurt dhe i fortë, s’ka pse ndërhyn në një proces kaq korruptiv, por është një veprim që tregon pasiguri. Më kënaq veprimtaria e Ramës që tregon se është i frikësuar. Çdo ditë që kërcet këmbët tregon që rezultate e zgjedhjeve të ardhshme nuk e ndalojnë dot rotacionin që do të vijë me zgjedhje të lira e të ndershme.
Politikisht do të thoja le ta bëjnë sepse do të kemi kënaqësinë më të madhe për të treguar në të ardhmen shqiptarët për të treguar shembullin e njerëzve që marrin peng dhe që do të kenë shpagimin dhe dënimin për këto veprime, por nga ana tjetër do të më vinte keq pasi një veprim do ta çonte Shqipërinë në një drejtim të paditur.

Ndalimi i koalicioneve ka qenë gjithmonë qëllim i Ramës. Por po ja u bëj të qartë, s’ka shanse Edi Rama sikur të mbledhi gjithë superfuqitë e botës nuk del dot forcë e parë. Rama sot diskuton vendin e 3-të dhe të 4-t. Mos shikoni vetëm sondazhet e rrjeteve sociale. 15% e shqiptarëve përdor internet, dhe janë ata që janë në administratë publike që kanë të ardhura mbi 50 mijë lekë.” tha Kryemadhi në “News 24”.

Lexo edhe :  VIDEO: Shoferi i dehur merr përpara efektivin, dalin pamjet e aksidentit në Peshkopi

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Forca, forca!”, Rama apel-diasporës: Dorëzoni votat sa më shpejt

Para se të shkojë në takimin elektoral në Fushë-Krujë, kryeministri Edi Rama u bën thirrje shqiptarëve jashtë vendit që...

Roja i sigurisë i shkeli fustanin në “Met Gala”, si reagoi Kim Kardashian?

Ylli televiziv, Kim Kardashian, pati një moment të sikletshëm pasi u kap duke qortuar një roje sigurie pasi ai për pak sa e rrëzoi...

4 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, ambasada e SHBA mesazh qytetarëve: Votoni pa frikë!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një mesazh domethënës vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke inkurajuar zgjedhësit që...

Tragjedi në Itali, 24-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëshkiti nga skela ku po punonte

Një ngjarje tragjike ndodhi në Carpiano, një zonë në Milano në Itali. Një 24-vjeçar shqiptar nga Kosova humbi jetën në një aksident në punë. Viktima...

Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, pësojnë djegie te rënda 2 shqiptarë nga Tepelena

Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona. Sipas policisë, shtëpia shërbente si...

Lajme të tjera

Web TV