Nesër votohet për krerët e universiteteve/Masat e marra, akuzat e palëve dhe kush janë kandidatët në garë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër do të mbahen zgjedhjet për krerët e rinj të të gjithë universiteteve shtetërore në vend.

Në 12 universitetet publike mëngjesin e 30 korrikut hapen qendrat e votimit për studentët dhe stafin akademik ku koha e votimit do të jetë nga ora 8:00 deri në 16:00.

Këto zgjedhje në universitet ndryshojnë shumë nga ato të kaluarat dhe shkak për këtë është pandemia.

Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara veç mjetit të identifikimit, votuesve do t’iu matet temperatura para hyrjes në dhomën e fshehtë të votimit ku do të pajisen më tej me maska dhe doreza.

Pritet të ketë një numër të ulët votimi për shkak se studentët nuk i janë rikthyer ende auditorëve normalisht për shkak të virusit. Edhe fushata zgjedhore është bërë kryesisht online ndërkohë që sot ishte “heshtje” ashtu siç e parashikon rregullorja.

Përveç klimës së pazakontë për shkak të pandemisë, kësaj situate i është shtuar dhe një konflikt mes Rektorit të UT-së Mynyr Koni dhe Komisionit Institucional të Zgjedhjeve mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve në këtë Universitet. Mynyr Koni thotë se nuk do të ketë zgjedhje ditën e nesërme pasi nuk e njeh komisionin zgjedhor dhe rrezikohet që rektori Koni pas shpalljes së fituesit të mos e pranojë rezultatin.

Sot pati akuza dhe nga Partia Demokratike se Qeveria po shfrytëzon pandeminë për të uzurpuar arsimin e lartë me zgjedhje të paligjshme, pa garë dhe pa votues.

Sipas PD-së, bazuar në të dhënat për çdo universitet:

· Nuk ka garë për rektore në 5 Universitete, pra në 45% të tyre, rektori është i paracaktuar.
· Nuk ka garë për dekanate në 21 raste ose 49%, madje ka edhe dekanate pa asnjë kandidim.
· Nuk ka garë në rreth 120 departamente apo në 75% të tyre në të gjithë Shqipërinë. Ka dhjetëra departamente pa asnjë kandidat, pra nuk ka as zgjedhje.

Ndërsa, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje për gjithpërfshirje në këto zgjedhje universitare. Sipas ligjit ai do të dekretojë rektorët që do dalin prej tyre dhe vendimmarrja e tij ka një peshë të rëndësishme.

Lexo edhe :  Mbante me forcë bashkëjetuesen italiane, përfundon në pranga 27-vjeçari në Fier

Lista e kandidatëve për “Rektor” në Universitetin e Tiranës:

1-Artan Nexhdet Hoxha – Fakulteti i Drejtësisë
2-Kozeta Viktor Sevrani – Fakulteti i Ekonomisë
3-Mimoza Qazim Hafizi – Fakuletit i Shkencave të Natyrës

Kandidatët për “Anëtar i Senatit Akademik”, përfaqësues nga personeli akademik në UT:

Fakulteti i Drejtësisë

1-Ilir Fiqeri Rusi
2-Kestrin Sotir Katro
3-Klodjan Baftjar Skënderaj
4-Mirela Petrika Bogdani
5-Nada Eduart Dollani

Fakulteti i Ekonomisë:

1-Adriatik Iljaz Kotorri
2-Arjan Kamber Qefalija
3-Doriana Arian Matraku
4-Edlira Edmond Luçi
5-Fatmir Tomorr Memaj
6-Mirdaim Shefki Axhami
7-Sherif Servet Bundo
8-Soana Sokrat Jaupllari
9-Valentina Abedin Sinaj

Fakluteti i Gjuhëve të Huaja:

1-Alma Haki Pinari
2-Arben Ylber Skendaj
3-Artur Refik Sula
4-Brikena Myrteza Kadzadej
5-Eda Skënder Shehu
6-Eldina Naim Nasufi
7-Esmeralda Thoma Kromidha
8-Irena Zef Lama
9-Leonard Drini Danglli
10-Saverina Ali Pasho
11-Sofia Vasil Delijorgji
12-Sonila Dilaver Sadikaj
13-Viktor Ksenofon Ristani

Fakulteti i Histori Filologji:

1-Dhimitër Mihal Doka
2-Dhurata Fehmi Shehri
3-Enriketa Kristofor Pandelejmoni
4-Ermal Hysen Baze
5-Kristaq Sotir Jorgo
6-Sezai Fetah Rokaj
7-Sokol Bahri Axhemi
8-Valentina Pandi Duka
9-Viola Pajtim Isufaj

Fakulteti i Shkencave të Natyrës:

1-Anila Roland Paparisto
2-Artan Gaqo Trebicka
3-Artan Hamit Borici
4-Artur Shaban Baxhaku
5-Eglantina Petrit Kalluçi
6-Endrit Rifat Xhina
7-Ferdinand Ramis Bego
8-Kledi Skënder Xhaxhiu
9-Lulëzim Ymer Shuka
10-Rozana Prokop Troja

Fakulteti i Shkencave Sociale:

1-Arjana Cuman Muçaj
2-Edmond Spiro Rapti
3-Eliona Berdo Kulluri
4-Marinela Sokrat Sota
5-Rudina Sabri Rama
6-Zenel Rasip Orhani

Kandidatët për “Anëtar i Senatit Akademik”, përfaqësues i studentëve, në UT:

1-Agred Sinan Tafaj
2-Aida Astrit Pira
3-Albion Besim Kuçana
4-Anisa Albert Zaimi
5-Arnold Proletar Kolleshi
6-Desara Ramazan Buci
7-Ederjon Artur Ibro
8-Eljon Ali Mulgeci
9-Gesart Marjam Hazizi
10-Ina Luan Merlika
11-Jonel Vladimir Hibo
12-Klevis Sazan Turka
13-Paola Bedri Veliasi
14-Sarino Skënder Hysa
15-Sindi Misret Sahiti
16-Skerdi Naim Kruja
17-Xhuljan Besnik Guçe
18-Yllhan Tahir Hoxhaj

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Vizita e parë në Azinë Juglindore,Presidentja Osmani pritet me nderime të larta në Brunei

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me “nderimet më të larta shtetërore” në aeroportin Brunei Darussalam. Ajo tha se...

I biri u zu poshtë nga masivi i kromit në fabrikë, babai i dëshpëruar kërkon ndihmë

Në Qafën e Burrelit prej 24 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i...

“Kisha frikë!”/Qëlloi me armë zjarri gjatë sherrit në Laç, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike e një ditë më parë në Laç, ku mbetën të plagosur pesë persona, njëri prej të...

“71 mandate i kemi”, Rama nga Shkodra: Demokratët të mos votojnë që të mos u vijë turp

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin elektoral për zgjedhjet e 11 majit me një miting në Shkodër, ku nuk i kurseu ironitë dhe akuzat...

Për herë të parë, Gigi Hadid publikon foton duke u puthur me Bradley Cooper

E gjitha nisi me një puthje pranë tortës së ditëlindjes. Në festën e saj të 30-vjetorit, Gigi Hadid konfirmoi publikisht lidhjen me aktorin e...

Lajme të tjera

Web TV