Projekti që do të lidh Shqipërinë me Europën, ja në cilat qytete do të kaloj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forumi Ekonomik i Vjenës i rekomandoi Komisionit Evropian të financojë ndërtimin e linjave hekurudhore të shpejta, njëra prej të cilëve propozohet të kalojë në Shqipëri.

Linja që supozohet të kalojë në Shqipëri, do të nisë në Berlin, Ceki, Austri, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë, Bullgari, Serbi, Rumani, Hungari. Një degëzim i kësaj linjë propozohet të shtrihet nga Sofja, në Maqedoni, pastaj nga Greqia deri në Qipro.

Hekurudha duhet të lidhë qytetet më të zhvilluara të Evropës me vendet e pazhvilluara të kontinentit me vendet e rajonit. Ndërsa linjat e tyre të propozuara do të lidhin vendet e baltikut me Spanjën.

Propozimi synon ndërtimin e një rrjeti hekurudhor të shpejtësisë së lartë 250-300 kilometër në orë me katër linja kryesore që lidhin të gjitha kryeqytetet e BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kandidat për BE.

Në Shqipëri supozohet që hekurudha e shpejtë të kalojë në Shkodër dhe më pas të vijojë në Lezhë dhe përmes rrugës së Kombit të përshkojë Kosovën e më tej të vijojë deri në Bullgari.

Mbivendosja e hekurudhës është propozuar të ndjekë rrjetin ekzistues Trans Evropian të Transportit, por për shkak të dallimeve të mëdha teknike në sistemet nacionale hekurudhore, duhet theksuar se rrjeti i ri duhet të ketë një infrastrukturë shtesë me standardet e veta teknike.

Në total rrjeti i ri hekurudhor i shpejtësisë së lartë parashikohet të jetë 18,249 kilometër e gjatë. Shtrirja e kësaj linje në Ballkanin Perëndimor pritet të jetë 1,564 kilometër e gjatë me një kosto prej 49 miliardë eurosh. Ekzaktësisht në Shqipëri rrjeti supozohet të jetë i gjatë prej 304 kilometër dhe kostoja e tij do të jetë 7 miliardë euro.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV