“S’ka përmbushur objektivin e NATO-s”/Trump tërheq 12 mijë trupa amerikanë nga Gjermania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se do ta zhvendosin shtabin e trupave në Evropë nga Shtutgarti i Gjermanisë për në Belgjikë, ndërkohë që shpallin planet për tërheqjen e rreth 12,000 trupave nga Gjermania, pas një vendimi të Presidentit Donald Trump.

Zyrtarët thanë ndërkaq se do ta mbajnë në Evropë gati gjysmën e këtyre trupave, për shkak të tensioneve me Rusinë.

Ata theksuan se vetëm një numër relativisht i vogël trupash do të lëvizë së shpejti. Për zhvendosjen e pjesës tjetër do të duhen vite që të realizohet plotësisht.

“Do të duhen muaj për t’u planifikuar dhe vite për t’u ekzekutuar sepse është një lëvizje shumë komplekse,” tha njëri nga zyrtarët, duke përmendur se kjo mund të kërkojë miliarda dollarë fonde dhe planifikime të mëtejshme nga degët e ndryshme të forcave të armatosura.

Presidenti Donald Trump njoftoi synimin e tij për ta ulur numrin e trupave amerikane në Gjermani në 25,000, duke e fajësuar aleatin e afërt se nuk ka përmbushur objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe duke e akuzuar atë se përfiton nga Amerika në tregti.

Megjithatë, Pentagoni nuk ka komentuar shumë se si do ta realizonte planin e presidentit, që përfaqëson një kritikë të pazakontë ndaj njërit prej partnerëve më të ngushtë tregtarë dhe ushtarakë të SHBA.

Kryeministrat e katër landeve gjermane, ku janë stacionuar trupa të SHBA, u kanë bërë thirrje anëtarëve të Kongresit amerikan të bllokojnë planet e Presidentit për tërheqjen e tyre, që disa zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm amerikanë e kritikojnë si një lëvizje me motive politike dhe jo strategjike.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper pritet të japë hollësi mbi planin në një konferencë shtypi të mërkurën, ku do të flasë mbi shqetësimet e disave se ky hap mund të përfaqësojë një tërheqje nga aleanca e NATO-s.

Lexo edhe :  Lufta në Ukrainë, Trump gjen justifikimin pse nuk e zgjidhi "për 24 orë"

Përveç shpalljes së planeve për lëvizjen e rreth 5,400 trupave për në pjesë të tjera të Evropës, Sekretari Esper pritet të flasë edhe mbi projektin për të dislokuar përkohësisht forca amerikane shtesë në bazat e SHBA gjetkë në vendet evropiane.

Zoti Esper kishte bërë një rishikim të shpërndarjes së forcave amerikane në botë, ndërsa debatet e Presidentit Trump me Gjermaninë vazhdonin.

“Udhëzimet e presidentit e shtynë këtë proces përpara, duke i lejuar të gjitha palët të përqëndroheshin tek ajo që synonte presidenti,” u shpreh një zyrtar i dytë amerikan./VOA

Të fundit

Arlind Qori: Tirana është i vetmi kryeqytet ku trotuaret janë bërë për zhapikë dhe minj

Kandidati i Lëvizjes BASHKË për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori, ka publikuar një video ku shfaqet duke ecur në rrugë...

Hashim Thaçi feston sot 57-vjetorin e lindjes, Rama: Edhe 100 komandant!

Ish-kryeministri dhe njerëzi ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 57-vjeçarin e lindjes. Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen përmes rrjeteve sociale. Në një post...

Kishin qenë shokë të ngushtë për 40 vite, murgesha theu protokollin në funeralin e Papës

Një murgeshë 81-vjeçare, shoqe e ngushtë e Papa Françeskut për më shumë se katër dekada, emocionoi publikun me praninë e saj në Bazilikën e...

Çfarë ka në plan Joz Marku pas daljes nga BBVA? Këngëtari fotografohet në zyrat e…

Pas dalje aspak normale dhe me shumë bujë nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku është vendosur në qendër të vëmendjes. Kurioziteti i fansave...

Gjykata austriake lë në burg 36 vjeçarin shqiptar, mbajti mbyllur gruan për 10 vite

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka dalë para gjykatësit në Gjykatën e Landit të Klagenfurt të enjten për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas...

Lajme të tjera

Web TV