Dy pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit për shkak të COVID-19 në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë raporton se në spitalin Covid1, ka ndërruar jetë një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, ka ndërruar jetë një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.
Në total numri i viktimave në vendin tonë ka arritur në 150 humbje jete për shkak të COVID-19. (Qarku Tiranë 80, Shkodër 23, Durrës 20, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.
Sot u raportuan 108 raste të reja me COVID-19 duke e çuar në 5105 numrin total të të infektuarve, 2125 prej të cilëve janë aktualisht aktivë.
/En.Br./Fjala.al