Ambasada e SHBA: BKH do të fillojë rekrutimin e hetuesve dhe do të trajnohet nga FBI-ja amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e SHBA në Tiranë e ka cilësuar si një piketë historike në zbatimin e Reformës në Drejtësi zgjedhjen e Aida Hajnajs në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Ambasada amerikane thekson se me emërimin e Drejtores së re të BKH-së, të gjitha institucionet e parashikuara nga Reforma në Drejtësi tashmë janë ngritur.

Gjithashtu bëhet me dije se BKH do të trajnohet nga FBI-ja amerikane dhe tani do të fillojë rekrutimin e hetuesve të nevojshëm për të siguruar suksesin e SPAK.

Reagimi i ambasadës amerikane:

Urojmë Shqipërinë për emërimin e Aida Hajnaj si Drejtoreshën e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kjo është një piketë historike në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por është e nevojshme, po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë. Vendimet e sotme tregojnë se pavarësisht pengesave, Reforma në Drejtësi po bëhet realitet.

Me emërimin e Drejtores së re të BKH-së, të gjitha institucionet e parashikuara nga Reforma në Drejtësi tashmë janë ngritur. Ashtu si u përcaktua në ligjet e miratuara në vitin 2016, u themeluan Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Të dyja institucionet që përbëjnë SPAK – Zyra e Prokurorisë së Posaçme dhe BKH – tashmë janë themeluar. Rezultatet do të mbërrijnë, ngadalë por është e sigurt.

BKH do të trajnohet nga FBI-ja amerikane dhe tani do të fillojë rekrutimin e hetuesve të nevojshëm për të siguruar suksesin e SPAK. Ne u bëjmë thirrje kandidatëve të palodhur dhe të ndershëm që të bashkohen në rradhët e BKH-së, nën udhëheqjen e Drejtores Hajnaj.

Ne i urojmë suksese Drejtores Hajnaj teksa ajo nis detyrën e saj historike! Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për zbatimin e plotë dhe të duhur të Reformës në Drejtësi, hap pas hapi.

Lexo edhe :  Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kryeministri Rama mbërrin në Fier i shoqëruar nga Belinda Balluku

Fieri është bashkia e radhës e madhe në vend, ku kryeministri Edi Rama është ndalur për të zhvilluar një...

Salianji: Dënim politik për të më hequr nga zgjedhjet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar menjëherë pas lirimit nga burgu i Fierit, ku vuante një dënim me 1 vit heqje lirie...

Temperatura deri në 42 gradë, vala e të nxehtit mbyll Akropolin e Greqisë

“Helios” mbyll Akropolin. Jo perëndia e lashtë greke, por objekti qiellor që përfaqëson, Dielli. Temperaturat e larta përvëluese kanë detyruar autoritetet që përkohësisht ta...

Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër – Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë. Kreu i qeverisë shprehet se nga kjo infrastrukturë përfitojnë qindra...

Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se...

Lajme të tjera

Web TV