Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshmëm i Partisë Socialiste ka folur në foltoren e Kuvendit në lidhje me situatëne pandemisë. Ai ka treguar se deputeti Roshi po kalon një gjëndje shumë të vështirë për shkak të sëmundjes së Covid-19. Ai ka bërë apel për respektimin e masave.
“Zoti. Roshi është në një gjendje të vështirë në përballje me sëmundjen. I bëj thirrje qytetarëve, deputetëve që të respektojnë rregullat dhe masat. Është për të ardhur keq që një deputet që e ka kaluar këtë sëmundje(referuar Alimadhit), të shkelë rregullat. Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembulli i parë i respektimit të masave”, tha Balla. Ka.Li/fjala.al