“Boll u bëre qesharak si Haxhi Qamili”, Rama: Ilir je shkelës recidiv i Kushtetutës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta i cili i tha se me ndryshimet kushtetuese Rama e çoi veten drejt përplasjes me popullin.

Rama iu drejtua Metës duke e quajtur “shkelës recidiv të Kushtetutës”, por që Kuvendi nuk e shkarkoi. Më tej Rama i thotë kreut të shtetit se është bërë ‘qesharak’ si Haxhi Qamili që nga llogorja Presidencës po bën luftë politike duke sulmuar ambasadorët.

“Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar!Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!

Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!

Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!”, shkruan kryeministri Rama në Twitter./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Arrestimi i kandidatit në Sarandë, avokati: Personat ia dhanë për denigrim para zgjedhjeve

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi kandidatit të ‘Nisma Shqipëria Behet’ Ergys Isufi. Mësohet se Isufi është arrestuar në...

PE “urdhëron” Kosovën të vazhdojë reformat për anëtarësim në BE

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Te mbledhur ne nje seance parlamentare ne Strasburg, Eurodeputetet diskutuan raportin e z. Riho Terras i cili ka vizituar Prishtinen dhe...

Berisha dështon me mitingun në Korçë! Rama e mbushi sheshin plot, PD ‘gjysmake’

Teksa na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, partitë politike janë duke zhvilluar takimet e fundit përmbyllëse në 12 qarqet e vendit. Pak...

10 mijë vetë në Lungomare, Rama tregon në Kuç të Labërisë sa mandate merr PS

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të enjten pasdite në orën 16:30 takimin e madh përmbyllës të fushatës në qarkun Vlorë. Pritet që ky...

4 ditë para zgjedhjeve: Këshilltari i Tomë Doshit braktis PSD dhe i bashkohet Benet Becit

Gara e fortë elektorale në qarkun e Shkodrës ka sjellë edhe lëvizje tek forcat politike vendore. Gjovalin Ndoj, anëtar i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën...

Lajme të tjera

Web TV