Nis shpërbërja e Skënderbeut, pas Ditës e Koliqit largohet edhe një tjetër lojtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllja e sezonit 2019-2020 ka sjellë dhe largimin e disa prej emrave kryesorë të skuadrës së Skënderbeut.

Pas mbarimit të ndeshjes me Partizanin mbrëmjen e së mërkurës Enea Koliqi dhe Bruno Dita i dhanë lamtumirën klubit të Korçës.

Ndërsa ditën e sotme titullari Dejvi Bregu ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit pas mbarimit të kontratës dyvjeçare me Skënderbeun.

Ai ka falënderuar klubin dhe tifozët si dhe ka shprehur keqardhje për mospjesëmarrjen në Kupat e Europës.

“Faleminderit KF Skënderbeu për këto dy vite emocionuese, edhe pse në pamundësi për të bërë prapë histori në kupat e Europës. Ishte një nder dhe kënaqësi shumë e madhe te isha pjesë e këtij klubi model.

Mirënjohje ndaj çdo tifozi që më ka mbështetur në ditë të mira dhe të këqija… Besoj se largohem nga Korça duke pasur miq që nuk do i harroj dhe duke marrë me vete kujtimet më të bukura. Faleminderit me gjithë zemër!”-shkruan Bregu në “Instagram”.

Dejvi Bregu largohet pas dy sezonesh te Skënderbeu, ku luajti në plot 60 ndeshje dhe arriti të shënojë 17 gola./ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Konflikt në piceri në Ali Demi, plagoset me armë zjarri 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku...

Marokeni që u var për të mos ardhur në Gjadër, aktivistët protestojnë kundër kampit

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka...

Lanë Romën për Shqipërinë, çifti italian në Lezhë! “Kemi gjetur qetësi”

Franko dhe Maria erdhën në Shqipëri si turistë, por prej tre vjetësh ata jetojnë në Lezhë. Çifti italian braktisi Romën, për Lezhën, për...

Linja Tiranë-Rinas, drejt aeroportit me tren për vetëm 20 minuta

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, ndërsa detajet e fundit të...

Alarm nga Kreshnik Spahiu: “Lapaj dhe Shehaj do shuhen si LSI dhe PDIU”

Juristi Kreshnik Spahiu, një koment e pati edhe për partitë e reja në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ato duhet që të...

Lajme të tjera

Web TV