Policia e Durrësit ka sekuestruar sot një sasi prej 1.3 kg drogë, kanabis në formë çokollate

Njoftimi nga Policia e Durrësit:

Shpërndanin lëndë narkotike marjuanë në formë çokollate.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra se një shtetas dispononte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

R.S., 21 vjeç, banues në Tiranë;
E.J., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Në Plepa, Durrës gjatë kontrollit të kryer nga ana e uniformave blu në mjetin tip Benz, në sedilen e pasme të mjetit, me drejtues shtetasin R.S., dhe pasagjer shtetasin E.J., u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • rreth 1 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë në formë çokollate.
    • mjeti tip Benz;
    • vlera monetare.

Gjithashtu gjatë kontrollit kryer në banesën e shtetasit R.S., u gjetën dhe sekuestrua rreth 16 gr lëndë narkotike e llojit marjuanë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.