Valteri bën denoncimin: Një deputete votoi 5 herë/ Ruçi: E konstatova dhe unë, do të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Halit Valteri, deputeti i opozitës parlamentare ka bërë një denoncim në Kuvend se një deputete ka votuar 5 herë për ndryshimet kushtetuese.

Valteri ka deklaruar se ajo mund të ketë verifikuar vota nga jashtë për deputetët në Kuvend.

Ruçi ka sqaruar se deputetja ka votuar vetëm një herë kurse 4 votat e tjera janë fletë votimit të deputetëve të tjerë nga jashtë por mbetet për t’u verifikuar.

HALIT VALTERI: Dua t’ju tërheq vëmendje. Një deputete ka votuar 5 fletë votimi. Ose ka filluar sekretare e seancës gjyqësore, ose verifikon votat nga jashtë nga ata që janë sjellë këtu për tu treguar si duhet votuar.

GRAMOZ RUÇI: “Është e drejtë, e konstatova dhe unë. Deputetja tha se ka çuar vetëm fletët e kolegëve në kuti. Do vërtetohet nga Komisioni përkatës,”-tha Ruçi.

Të ndodhur përballë kësaj situate, Ruçi ka deklaruar se do të bëhet votim nominal në sallë me emër dhe mënyra si ka votuar. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, ja kur do ti çojmë 100%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve gjatë së cilës...

Nuk ka surpriza në “Old Trafford”, Arsenali mposht minimalisht Manchester United

Gara për titullin kampion të Premier League-s mes Manchester City-t dhe Arsenalit mbetet e ethshme deri në javën e fundit. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 këtë...

Lajme të tjera

Web TV