Etilda Gjonaj firmos urdhrin: Nga sot nis zbatimi i 41 Bisit, firmosen vendimet për bosët e krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Etilda Gjonaj, ministrja e Drejtësisë ka firmosur ditën e sotme urdhrin për izolimin në qelitë e regjimit të posaçëm 41 bis, të bosëve të krimit.

Prej muajsh Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj që të firmoste urdhrin për izolimin në regjimin special të 8 bosëve të krimit.

Kreu i SPAK Arben Kraja i ka dorëzuar dokumentin që duhet të firmos Gjonaj dhe kërkon dërgimin e këtyre të dënuarëve në dhomat e regjimit të rreptë të ashtuquajtur “41 bis”. Pas katër muajsh kërkesa e SPAK është firmosur nga ministrja Gjonaj dhe në Burgun 313 janë bërë gati prej kohësh 10 qeli që do të presin bosët e krimit.

Për zbatimin e regjimit special që izolon totalisht nga bota e jashtme bosët e krimit dhe që aplikohet për herë të parë në Shqipëri, ministrat Gjonaj e Lleshaj do dalin në konferencë për mediat, bashkë me kreun e SPAK Arben Kraja. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

E rëndë/ Nëna shkelmon dhe rreh brutalisht vajzën e saj 2-vjeçare në avion

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nënë 33-vjeçare Breanna Mistler, dyshohet se ka rrahur fëmijën...

Rama për mediat greke: Takimi s’ka lidhje me Belerin, histori e politikës tuaj, jo e jona

Pas takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama është pyetur nga mediat greke nëse vizita e tij lidhet me rastin e Fredi Belerit, pasi...

“Vuanin nga zemra dhe…”/ Dy ukrainaset që humbën jetën në Tiranë, dalin detaje të reja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja jete në banesën e marrë...

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por...

Çuçi mbledh Grupin e PS-së: Merreni me shumë impenjim, pas dy javësh do jemi në…

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për...

Lajme të tjera

Web TV