VIDEO/ Arrestohen dy persona në Fier, ja çfarë iu gjetën në banesë pas kontrollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve zyrtare, pas hekurave kanë përfunduar shtetasit L. M., 30 vjeç dhe N. M., 31 vjeç, të dy banues në Fier.

Sipas burimeve zyrtare, nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e paketuar, e gatshme për t’u hedhur në treg.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një krehër me 6 fishekë, 4 aparate celularë, 1 automjet dhe një sasi parash.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/1464516683749450/

Të fundit

Tentoi të shpëtonte turistët, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime...

Konferenca për shtyp, Salianji: Dënimi im, regres i Shqipërisë në demokraci

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia e PD, pas lirimit nga qelia, tha se dënimi i tij ishte...

Pas misionit në Fier, Rama mbërrrin në bashkinë e Durrësit. Maratona vijon!

Reth një orë pas përfundimit të mbledhjes me deputetët dhe drejtuesit vendor në Bashkinë e Fierit, ku ashtu si në Vlorë kërkoi dorëheqjen e...

Gol në shtatë kompeticione të ndryshme, Kylian Mbappe shkruan historinë tek Reali

Kylian Mbappe ka bërë tashmë histori që në sezonin e tij të parë te Real Madridi. Ylli francez, i cili shënoi një gol mahnitës kundër...

Fier, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë

Burime nga mbledhja që u zhvillua në bashkinë e Fierit bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqje të gjithë drejtuesve...

Lajme të tjera

Web TV