Katër shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet policore greke pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike të llojit kokainë.
Policia helene ka sekuestruar 773 gramë kokainë, sasi kjo që ishte fshehur në pjesën e pasme të një sobe elektrike, që ishte brenda një parkimi të një ndërmarrje transporti. Ndërsa vlerëson se në treg do të kalonin më shumë se 1.5 kilogramë drogë, duke bërë që nga trafiku i lëndës narkotike të mund të fitoheshin nga 150 mijë deri 180 mijë euro.
Sipas mediave vendase, kreu i trafikut të drogës ishte një shqiptar 40-vjecar.
Operacioni është ekzekutuar nga policia e Selanikut në bashkëpunim me autoritetet portuale në Mykonos.
Pas kontrollit në shtëpitë ku jetonin shqiptarët në ishull, policia ka gjetur 10 celularë, një shumë prej 2350 euro, shënime me shkrim të dorës etj.
/En.Br./Fjala.al