Skandal te FIFA, procedohet penalisht presidenti Gianni Infantino

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria botërore e futbollit është përfshirë në një tjetër skandal. Presidenti i saj Gianni Infantino akuzohet për “shpërdorim të autoritetit”, “nxjerrje të sekretit profesional” dhe “pengim të hetimit”.

Për këtë arsye ndaj tij ka nisur një procedim penal, i cili mban firmën e Prokurorit të Jashtëzakonshëm Federal në Zvicër, Stefan Keller. Së bashku me kreun e FIFA-s nën hetim është edhe prokurori i parë i kantonit Valais, Rinaldo Arnold.

Akuza për Infantinon vjen menjëherë pas dorëheqjes së Michael Lauber, Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës, në qendër të akuzave për mënyrën se si hetoi skandalin e madh të “FIFA gate”.

Lauber dhe  Infantino janë takuar disa herë në mënyrë sekrete gjatë periudhës së hetimeve dhe në këtë mënyrë kanë ngritur dyshime mbi integritetin e tyre.

Në lidhje me këtë çështje kreu i qeverisë botërore të futbollit ka thënë se ai është përpjekur të ndihmojë autoritetet.

“Si president i FIFA-s, qëllimi im që nga dita e parë ishte dhe mbetet të ndihmoj autoritetet për të hetuar veprat penale të kaluara në FIFA”,-ka thënë Infantino.

Ky procedim i ka dhënë zë kundërshtarëve më të mëdhenj të tij, të cilët kërkojnë largimin e Infantinos nga posti më i lartë drejtues i futbollit botëror.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët...

Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë ditën e sotme, ndërsa në kuadër të kësaj ditë në Tiranë është zhvilluar një aktivitet. E pranishme në këtë...

Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Ankesa, rinumërime dhe beteja në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përpjekjet e opozitës për të shpallur 11 majin si farsë elektorale dhe për...

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit...

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që ka arritur me kampionët e...

Lajme të tjera

Web TV