Zbulohen simptomat e pazakonta të Covid-19, ja çfarë thonë shkencëtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy simptoma të reja të koronavirusit janë zbuluar nga shkencëtarët të cilët nuk ishin vërë re më parë. Bëhet me dije se disa pacientë të infektuar me Covid-19 kanë shfaqur simptoma si humbja e dëgjimit dhe rënia e flokëve.

Tim Spentor, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College London dhe studiuesi kryesor i studimit të simptomave të Covid-19 është shprehur se kanë parë disa pacientë që shfaqin këto simptoma. Virusi mund të jetë fajtor por gjithashtu ekspertët thonë se ka edhe shpjegime të tjera.

“Një formë e humbjes së flokëve të quajtur effluvium telogjen mund të rezultojë në humbje të përkohshme të flokëve, si rezultat i një numri shkaktarësh, duke përfshirë ethet, të cilat mund të shpjegojnë disa raste të humbjes së flokëve të raportuara me infeksion Covid-19“, ka thënë Dr Tanya Bleiker, nënkryetare rajonale e Shoqatës Britanike të Dermatologëve.

Ndërsa një përmbledhje sistematike e provave zbuloi disa raporte të humbjes së dëgjimit te njerëzit që kanë pasur Covid-19, por cilësia e studimeve ishte e ulët.

Sidoqoftë, në punën e mëvonshme nga i njëjti ekip gjetën 16 nga 121 pacientë të cilët kuroheshin në spital për Covid-19 se kishin ndryshime në dëgjimin e tyre tetë javë pas shërimit. Kevin Munro, profesor i audiologjisë në Universitetin e Mançesterit, i cili drejtoi studimin, tha se ai kishte marrë postë elektronike nga njerëz që raportonin probleme dëgjimi pasi kishin Covid-19.

“Në teori, mund të ketë një lidhje sepse ne e dimë se disa viruse mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit, fruthi dhe shyta për shembull” tha ai, duke shtuar se Covid-19 mund të shkaktojë sindromën Guillain-Barré – një gjendje që prek nervat dhe është e lidhur deri te neuropatia dëgjimore./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Ky është interneti më i shpejtë në botë, shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

Japonia ka vendosur një rekord të ri botëror në shpejtësinë e internetit – 1.02 petabitë për sekondë, që është...

Tragjedia e Diogo Jota-s/ Shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

Pikëllimi për ndarjen nga jeta të Diogo Zhotës mbetet e thellë dhe në Spanjë po zhvillohen hetime për shkakun e aksidentit, që i mori...

I nxehti ekstrem, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët

Në një qytet në Afganistan, taksitë qarkullojnë me fuçi dhe tuba ajri të montuara në tavanet e tyre. Këto janë sisteme ftohjeje të improvizuara...

30 vjet nga masakra e Srebrenicës, mijëra boshnjakë kujtojnë viktimat

Në një varrezë të Srebrenicës, mijëra boshnjakë por edhe delegacione të huaja, shënuan 30 vjetorin e masakrës më të rëndë në Europë që prej...

Tërmeti ‘’shkund’’ ishullin Zakynthos në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme. Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar pranë brigjeve të ishullit Zakinthos. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV