Dolën për gjah por plagosën shokun, arrestohen 3 persona në Skrapar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar ku ka mbetur i plagosur një 26-vjeçar si pasojë e plagosjes me armë gjahu.

Policia bën me dije se 3 persona, shok mes tyre kanë shkuar për gjah në mënyrë të paligjshme në fshatin Vërzhezhë dhe si pasojë e pakujdesisë është plagosur në 26-vjeçari me iniciale J.Ç.

Si pasojë e kësaj ndodhie policia ka vënë në pranga shtetasit me inicialet M. K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, E. Ç., 36 vjeç si dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori” të Beratit.

Ndërkohë policia bën me dije se ka arrestuar edhe një tjetër shtetas, S. M., 52 vjeç , administrator i një firme në fshatin Prishtë.

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi S.M. pasi në fimën që ai administronte është dëmtuar duke punuar shtetasi F. B., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili rezultoi i pasiguruar dhe në shkelje të rregullave të sigurimit në punë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV