Meta publikon foton e familjes Rama dhe i ngushëllon për humbjen e nënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta i përcolli mesazh ngushëllimi kryeministrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij, Aneta.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, teksa ka publikuar një foto të familjes Rama, Meta shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta. U prehtë në paqe!” shkruan Meta në një postim në facebook.

Aneta Rama u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.

Kujtojmë se përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV