Meta kujton Arben Zylyftarin: Gjaku i dëshmorëve nuk do bëhet kurrë ujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Preisdenti i Republikës Ilir Meta ka përkujtuar 20-vjetorin e rënies në krye të detyrës të ish/drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, kolonel Arben Zylyftarit.

Kreu i shtetit shprehet se gjaku i dëshmorëve të atdheut nuk do të bëhet kurrë ujë, ndërsa shton se lufta ndaj drogës e banditëve të lidhur me politikën duhet të vazhdojë për të çuar Shqipërinë drejt rrugës evropiane.

Postimi i plotë:

Sot nderojmë me vlerësim, mirënjohje e respekt të thellë kujtimin, veprën dhe sakrificën sublime të Dëshmorit të Atdheut, Kolonel Arben Zylyftarit, i cili ra në krye të detyrës 20 vite më parë në luftë me krimin.

Dita e sotme na risjell në vëmendje qindra Dëshmorë të Policisë së Shtetit, që të udhëhequr nga ndershmëria, përkushtimi dhe përgjegjësia e lartë qytetare e shtetërore, sakrifikuan jetën e tyre për mbrojtjen e rendit, qetësisë e sigurisë publike, por edhe të vlerave e parimeve që duhet të udhëheqin cilindo që mban veshur uniformën e shtetit.

Është me rëndësi jetike që Policia e Shtetit të jetë shembulli i respektimit të ligjit për t’u shërbyer me nder, përkushtim e dinjitet qytetarëve, duke u distancuar nga lidhjet me krimin, politikën dhe praktikat arbitrare.

Lufta kundër drogës dhe banditëve të lidhur me politikën është kusht thelbësor për integrimin europian, dhe çdo neglizhencë do të ketë pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit!

Gjaku i Dëshmorëve të Atdheut, nuk do të bëhet ujë dhe mbarë populli shqiptar do t’i kujtojë përherë me krenari e respekt Heronjtë e tij! ??

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3220030571376527/?type=3&theater

Të fundit

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Nga Krenare Cubolli, REL Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me dije publikut në Kosovë se Gjykata...

Lajme të tjera

Web TV