Arrihet marrëveshja, Manchester United bën gati shifrën stratosferike për Sanchon

Klubi i Manchester United ka bërë gati një marrëveshje që kap një shifër shumë të lartë, për transferimin e Jadon Sancho-s në Premier League.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se akordi për kartonin e 20-vjeçarit kap vlerën e 120 milionë eurove.

Pagesa do të bëhet me këste pasi arkat e ‘djajve të kuq’ janë të dëmtuara nga situata e pandemisë.

Ndërsa fillimisht Manchester United duhet të paguaj 70 milionë euro dhe më pas 50 milionët euro të mbetura do të paguhen sezonet e ardhshme.

Ndërsa Dortmund i ka vendosur një kusht Manchester-it, që marrëveshja duhet të bëhet zyrtare para datës 10 gusht, përndryshe ta harrojë blerjen e 20-vjeçarit.ka.ta/Fjala.al/