Debati për maskët/Dasho: Nuk është shpëtim, por ofron mbrojtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbajtja apo jo e maskës është një nga çështjet shumë të debatuara në mbarë botën që nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Specialisti i Shëndetit Publik, Erion Dasho u shpreh në A2 se maska është një masë shumë e domosdoshme në lidhje me transmetimin komunitar. Sipas Dashos, maska nuk filtron virusin, por spërklat dhe mbron të tjerët nga ne.

“Maska nuk është shpëtimi, por një masë e dobishme që ofron një mbrojtje për transmetimin komunitar, në ambiente spitalore etj. Ajo ka rol nuk diskutohet. Nuk e kam dyshuar këtë. Është një mbrojtje që përdoret prej më shumë se 150 vitesh. Të gjitha studimet tregojnë se në kushtet e një spitali ofron mbrojtje.

A mjafton maska? Absolutisht jo. Duhen një sërë masash në institucionet publike, ambientet e mbyllura, transportin publik që të përballojmë infeksionet. Maska nuk filtron virusin, por spërklat. Virusi kalon në hapësirat e maskës. Maska mbron të tjerët nga ne. Sa i takon virusit dhe molekulave të tjera në ajër që i kalojnë pa problem filtrat e maskës. Maska nuk ka probleme përsa i përket oksigjenimit”, deklaroi Dasho./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Priyam Saraswat vizitoi së fundmi një rezidencë mahnitëse në Indore të Indisë, ku gjithçka, nga mobiljet te prizat elektrike,...

Keqtrajtuan një person gjatë detyrës, arrestohen tre efektivët e policisë

Tre efektivë policie kanë rënë në pranga në Pejë të Kosovës pasi akuzohen se gjatë arrestimit të një personi, e kanë keqtrajtuar këtë të...

Evropa “digjet” nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, tha eksperti kryesor i Qendrës...

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi më parë se do të...

OBSH: Vetmia çon në vdekjen e 900,000 njerëzve në vit

Një në gjashtë persona në mbarë botën vuan nga vetmia, e cila lidhet me më shumë se 871,000 vdekje çdo vit, ose 100 vdekje...

Lajme të tjera

Web TV