EMRAT/Arrestohen dy shqiptarë, si e zbuluan drogën pas sendeve të gjetura në makinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Manchester të Britanisë, pasi akuzohen për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Pas hekurave kanë përfunduar shtetasit Olsi Goga dhe Valten Gjini, të dy nga 33 vjeç.

Ata janë ndaluar nga oficerët pasi vunë re një VW Passat që po drejtohej për në Kingsëay në Burnage. Pas sinjalizimit nga policia, ata vendosën të ndalonin dhe gjetja e kanaçeve për ujitje dhe pleh në makinë shtuan dyshimet e policisë. Kur u pyetën, shqiptarët nuk dinë çfarë të thonin.

Në përpjekje për të provuar identitetin e tyre, ata ofruan që t’i çonin oficerët në adresën e tyre. Kur mbërritën, oficerët ndjenë erën e kanabisit. Kanabisi ishte në një dollap ajrimi dhe paratë e gatshme u futën në sirtarët e TV.

Policia vlerësoi se ekzistonin rreth 15 kilogramë kanabis, e cila mund të kapte vlerën 45,000 paund nëse shiten me shumicë, ose 150,000 nëse shitej në rrugë.

Autoritetet policore zbuluan gjithashtu dhe një shumë parash midis 10,000 dhe 15,000 paund.

Pas vlerësimit të rastit, gjykatësi i burgosi të dy shqiptarë me 12 muaj burg secilin./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kandidatja intimidohet nga persona me armë në brez, Adriatik Lapaj: Policia të veprojë!

Kryetari i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka denoncuar një ngjarje në qytetin e Durrësit. Sipas tij, një kandidate...

Dy persona në kërkim, kanosën me armë familjarët e kandidates së PS-së në Lezhë

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç, pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë familjarët...

Mediat greke mbrojnë Fredi Belerin: Eurodeputeti do që të rishikohet dënimi me burg

“Në një përpjekje për të ndrequr padrejtësinë që pësova, duke u burgosur për 16 muaj dhe duke më hequr mundësinë për të marrë detyrën...

5 maji i brekëgrisurve

Dritan Hila 5 maji është dita e dëshmorëve. Lidhet me vrasjen e Qemal Stafës. E caktuan komunistët në nder të shokut të tyre të rënë...

“Ndjesë që përkëdhela Ilir Vrenozin”, Rama: E ktheu në shfaqje porno-politike!

Kryesocialisti Edi Rama vijoi sot turin e tij elektoral në qarkun e Korçës. Pas prezantimit të investimeve 12-vjeçare nga qeveria socialiste në tre mandate...

Lajme të tjera

Web TV