Spektakli i çarjes së gomave në Silverstoun, “Pirrelli” hap një hetim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo që ndodhi në pistën britanike ishte në fakt e pashoqe. Valteri Botasi dhe Karlos Sainzi dy xhiro para përfundimit të garës, dhe në xhiron e fundit të saj, Luis Hemiltoni, panë sesi goma e tyre e majtë në pjesën e përparme të makinës, të çahej gjatë Çmimit të Madh të Britanisë. Dy të parët mbetën pa pikë, ndërsa i 3-ti fitoi garën, duke kaluar finishin me vetëm 3 goma. Incidenti ka të bëjë me “Pirelli”-n, furnizuesin e gomave. Po pse ndodhi një gjë e till dhe i kujt është faji? Ekzistojnë padyshim disa arsye që e shpjegojnë atë, arsye të cilat do të përcaktohen në orët e ardhshme.

Prodhuesi i gomave ka filluar menjëherë një hetim dhe shpreson të komunikojë përfundimet e para, deri të martën. Silverstouni është një nga pistat në të cilin gomat kanë një konsumim shumë të madh, për shkak se në kthesat e saj futesh me një shpejtësi tepër të lartë. “Ushtrohet pothuajse një ton forcë në pjesën anësore, kur goma del nga kthesa” – sqaroi inxhinieri kryesor i “Pirelli”-t, Manuel Munjoz. Gomat janë gjithmonë të sigurta, por ato e humbasin atë ndonjëherë, pasi skuadrat duan të bëjnë numrin minimal të ndalimeve.

Kështu mund të shpjegohet një pjesë e asaj që ndodhi. Të 3 pilotët e përfshirë në incidentin e gomave, dhe gjithë të tjerët, përveç Romë’ Groszhonit, kishin për qëllim të përfundonin 39 xhiro me gomat e forta. “Por sipas të dhënave që u mblodhën të premten, në provat e lira, 40 xhiro ishin shumë për t’u bërë”, – mbrohet në anën tjetër Isola. “Rreziku për të dëmtuar një gomë të përdorur, nëse godasin fort bordurat në kthesa, është më i lartë sesa kur goma është e re”, – thekson drejtuesi i firmës italiane të gomave.

Lexo edhe :  Qeveria miraton prokurim më të shpejtë për ushtrinë gjermane, ja ç’do të thotë kjo

Kështu, për të evituar atë që ndodhi këtë fundjavë, “Pirelli” do të vërë në dispozicion të makinave goma të tjera më të buta. Kështu në Çmimin e Madh të 70-vjetorit, duke filluar nga kjo e Premte, Formula 1 ka pranuar të përdorë goma më të buta, (C2, C3 dhe C4 në vend të C1, C2 dhe C3) në mënyrë që të ndryshojnë edhe strategjitë. “Do të kemi një garë me dy ndalesa, – thotë Isola. – Kemi një laborator në Silverstoun dhe nga aty do të dërgojmë gjithçka në Milano për të parë çfarë ka ndodhur. Por tani jemi nën presionin e garës së të dielës, e cila do të bëhet në të njëjtën pistë.”/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV