Trump: Nëse nuk shitet deri më 15 shtator, TikTok do të ndalohet në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se aplikacioni për shpërndarjen e videove në pronësi kineze TikTok do të “dalë jashtë përdorimit” në Shtetet e Bashkuara, nëse nuk do t’i shitet një firme amerikane deri më 15 shtator.

“Do të mbyllet më 15 shtator, përveç nëse Microsoft ose dikush tjetër është në gjendje ta blejë atë dhe të hartojë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve raporton rel.

Më herët, komania amerikane Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të aplikacionit kinez, TikTok në territorin amerikan.

Shefi i Microsoftit, Satya Nadella ka zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan, Donald Trump rreth kësaj çështjeje, ka thënë kjo kompani.

Microsoft ka theksuar se “vlerëson rëndësinë” e shqetësimeve të Trumpit për këtë aplikacion.

Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se TikTok paraqet një rrezik kombëtar për shkak të trajtimit që u bën të dhënave personale.

Drejtori i Përgjithshëm i TikTok, Kevin Mayer tha në një postim javën e kaluar se kompania ishte e angazhuar të zbatonte ligjet e SHBA-së.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Kur drejtësia kërkohet me video dhe dhimbja shpërndahet me klikime

Nga Lutfi Dervishi “U trondita jashtë mase… videon nuk munda ta shoh.” Fjalët e nënës së 14-vjeçarit te vrarë në nëntor...

Vdekja e dyshimtë e Maksim Gorkit, shkrimtari që u nominua 5 herë për Nobel

18 qershor 1936 Nga Leonard Veizi Në panteonin e letrave ruse, Maksim Gorki shfaqet si një kometë që përshkoi qiejt e trazuar të vendit të...

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran?

Që prej nisjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, thirrjet që Irani të ndryshojë regjim janë shtuar ndjeshëm, me Presidentin amerikan Donald Trump dhe...

Misteri: Avionët që dërgoi fshehurazi Kina në Iran, pas sulmeve të Izraelit

The Telegraph Një ditë pasi Izraeli sulmoi Iranin të premten, një aeroplan mallrash u nis nga Kina. Të nesërmen, një aeroplan i dytë u nis...

Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, shkak kërkesa e prokurorit për…

htyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronës shtetërore. Shkak...

Lajme të tjera

Web TV