Xhakomo Vrioni shkruan emrin në historinë e futbollit shqiptar dhe atij italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

21-vjeçari shpallet “kampion” me Juventusin, parakalon Lushtën, i bashkohet Krieziut. Ndërkohë, ai është i pari lojtar që luan brenda të njëjtit sezon si në Serinë A, ashtu edhe në Serinë B dhe në Serinë C të kampionatit italian të futbollit. Ka kaluar një sezon kryesisht në prapavijën e klubit të Juventusit, duke provuar fatin sa si i huazuar në skuadrën e Çitadelës, në Serinë B, ku u aktivizua në 4 ndeshje si zëvendësues, e sa tek skuadra e dytë e Juventusi në Serinë C, ku gjithashtu u aktivizua në 3 ndeshje si zëvendësues, duke shënuar edhe një gol.

Por futja në fushë 11 minutat para fundit të kohës së rregullt të humbjes 1-3 që Juventusi pësoi në fushën e vet në ndeshje e fundit të këtij sezoni të Serisë A, mjaftoi që Xhakomo Vrioni të hyjë në historinë e futbollit shqiptar. Ai u bë i dyti shqiptar që shpallet kampion i Italisë, pas Naim Krieziut me Romën në vitin 1942, dhe i pari që e arrin këtë me Juventusin, duke shkuar kështu një hap më larg sesa Riza Lushta, që, po atë vit, kishte fituar Kupën e Italisë me bardhezinjtë e Torinos.

Ndërkohë, Vrioni ka luajtur edhe me fanellën kuqezi të Nën-19 dhe të Nën-21-vjeçarëve, duke spikatur me paraqitjen e tij. Në tetor të këti viti ai mbush 21 vjeçar dhe sulmuesi 1 m e 80 cm i lartë, që peshon 70 kg dhe këmbë të preferuar ka të djathtën, do të kërkojë më tepër nga vetja, tanimë me mantelin e një kampioni në Itali. Dhe ky është padyshim një lajm i mirë edhe për futbollin shqiptar, teksa Vrioni është një nga të rinjtë premtues që trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, e ka në projektin e ti të të ardhmes./Fjala.al

Të fundit

Pasojat janë të rënda, Kanadaja hakmerret pas vendimit të Trump për tarifat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë në jetë premtimin e tij për vendosjen e tarifave të gjera për...

Netanjahu niset në Uashington: Trump mund të riformojë Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Netanyahu u nis sot për në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington, DC të martën. Lajmi...

G Bani i shpreh pëlqimin, Danja: Këtë situatë mbaje ti mbi supe…

G Bani ka shprehur pëlqim për Danjën, situatë e cila u diskutua këtë mbrëmje. I pyetur gjatë Primes, banori ka pranuar se ka krijuar...

Ekzekutoi të birin me thikë, arrestohet babai në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është goditur për vdekje me thikë...

Lot dhe emocione, Livia sheh babanë për herë të parë pas 22 vitesh

Livia ka përlotur me rrëfimin emocionues dhe më pas takimin e parë me të atin, plot 22 vite pasi dyshja nuk kishin pasur asnjëlloj...

Lajme të tjera

Web TV