E rëndë/ 7-vjeçarja shqiptare humb jetën nga mbidoza e anestezionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Prishtinë. Një vajzë e mitur, e moshës 7-vjeçare, ka ka ndërruar jetë nga mbi doza e anestezionit, pasi kishte shkuar në njërën nga klinikat private për të bërë një rezonancë magnetike të kokës.

“Vajza është dërguar në një Klinikë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancën magnetike. Ajo ka vdekur si pasojë e mbidozës së anestezionit. I kanë dhënë fillimisht por gjatë kohës që ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë dhënë mbidozë”, ka thënë xhaxhai i të ndjerës.

Vdekjen e së miturës e kanë konfirmuar dhe autoritetet policore të Prishtinës, duke bërë me dije dhe se rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në morg për t’u kryer autopsia dhe zbardhur shkaqet e vdekjes”, ka thënë policia e Prishtinës./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me...

“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese 40 vjeçari shqiptar në Greqi, Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e...

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në...

E pësojnë shqiptarët/ Deputeti britanik kërkon deportimin masiv të emigrantëve

Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage, do të kërkojë deportimin masiv të azilkërkuesve në një projektligj të ri për migracionin e paligjshëm që...

“Vdekja, kjo Zonjë madhështore!”Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë

Jo më larg se gati 1 vit më parë gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji që u nda nga jeta këtë të shtunë,...

Lajme të tjera

Web TV