I kërkuar si pjesë e një grupi të ISIS, ekstradohet në Gjermani terroristi nga Taxhikistani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka vendosur të ekstradojë në Gjermani shtetasin nga Taxhikistani, Komron Zukhurov, i arrestuar si pjesë e një celule terroriste. I dyshuar si anëtar i një celule terroriste të ISIS dhe i kërkuar nga Gjermania për akte terroriste, Zukhurov u arrestua më 30 prill nga anti-terrori.

Gjatë arrestimit të tij, 24 vjeçari Zukhurov ka qenë dakord me kërkesën e prokurorisë për ekstradim, por ka kërkuar që të mos ekstradohet në Taxhakistan me argumentin se i cënohej jeta.

Zukhurov ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania teksa prej kohësh strehohej në Shqipëri. Nga përgjimet Zukhurov rezultoi se kishte ardhur në Shqipëri për të kryer një sulm terrorist kundrejt 40 mijë dollarëve shpërblim.

Kushti i vetëm i këtij ekstradimi është që Zukhurov mos ekstradohet në vendin e tij, Taxhikistan, pasi avokati i tij Asllan Dogjani ka thënë se ai është keqtrajtuar dhe dhunuar nga regjimi diktatorial i vendit aziatik duke shpërndarë edhe foto nga shenjat e trajtimit të dhunshëm që i kanë bërë aty 24-vjeçarit.

Nga kontrolli në sistemin TIMS rezultoi se ai ka ardhur në Shqipëri nga Rinasi prej muajit shkurt të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe rrinte në një shtëpi me qira shumë pranë qendrës së Tiranës.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS)./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Adriatik Lapaj takim në Kamëz: Këto s’janë zgjedhje, por referendum. Ta shembim sistemin!

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Kamzës,...

Dafina flet për paragjykimet gjatë shtatzënisë: Burrat kanë nevojë të hapin sytë

Në një postim së fundmi në Threads, Dafina Zeqiri u ndal në një temë që prek shumë gra: mënyra se si gjykohen, veçanërisht gjatë...

Avioni merr flakë gjatë fluturimit në Kanada, shkak… një lepur

Një incident ndodhi në mes të muajit prillit kur një fluturim i United Airlines ukthye në makth për udhëtarët, pasi motori mori flakë gjatë...

Drejtori i zyrës së shtypit të PD fshin lajmin për Ramën: Nuk ishte burimi im

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit Trump Jr, janë përfshirë në një replikë në...

Kriza politike në Kosovë, ndërkombëtaret pa ndonjë përpjekje për të zgjidhur situatën

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pakonstituuar, ndonëse ka kaluar një kohë e konsiderueshme që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare. Për dallim nga situatat...

Lajme të tjera

Web TV