OBSH-ja i kërkon Rusisë të respektojë udhëzimet për prodhimin e vaksinave anti-koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i kërkoi Rusisë të ndiqte udhëzimet e përcaktuara për prodhimin e vaksinave të sigurta dhe efektive.

Moska ka njoftuar për planet që së shpejti të fillojë me prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rusia tha të hënën se synon të nisë prodhimin në masë të një vaksine në shtator dhe do të zgjerojë prodhimin në “disa milionë” doza në muaj, brenda vitit të ardhshëm, raporton Reuters.

OBSH-ja theksoi se të gjitha kompanitë kandidate për prodhimin e vaksinave duhet të kalojnë fazat e plota të testimit para se të fillojnë prodhimin.

“Ka praktika të vendosura dhe ka udhëzime për këtë”, u tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, gazetarëve në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë përcjell rel.

Shkencëtarët në Perëndim kanë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë e zhvillimit të vaksinave ruse, duke sugjeruar që studiuesit mund të jenë nën presionin e autoriteteve për të ofruar një zgjidhje sa më shpejt.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se mund të mos ketë kurrë një vaksinë perfekte për COVID-19.

Më shumë se 18 milionë njerëz në mbarë botën raportohet se janë infektuar me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19, dhe mbi 690 mijë kanë vdekur.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Kërcënim për sigurinë”, ky vend kërkon ndalimin e rusëve nga hyrja në zonën e Shengenit

Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të ndalojnë lëshimin...

BSH prezanton raportin e BERZH/ Sejko: Politikat të jenë të harmonizuara me integrimin

Banka e Shqipërisë po prezanton raportin e tranzicionit të BERZH. Guvernatori i BSH Gent Sejko u shpreh se politikat industriale që duhet të ndërmarrë vendi...

Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parë, ky është emri i veçantë i vogëlushes

Një lajm i bukur vjen nga jeta personale e balerinës së njohur shqiptare, Isida Mollaymeri, e cila është bërë nënë për herë të parë....

Vendosen në ‘sitë’pronarët e makinave luksoze/ Nisin kontrollet për të ardhura e tyre

Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore....

Aventura që për pak u kthye në tragjedi, parashutisti rrëmbehet nga erërat (VIDEO)

Një parashutist në Kinë i shpëtoi për mrekulli një ngjarjeje qw mund tw cconte nw fatalitet, pasi u rrëmbye nga erërat dhe u ngrit...

Lajme të tjera

Web TV