Përfundon mbledhja e parë e Komisionit të PD-së/Mustafaj: Në fund dua të dal i paturpëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e parë e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të Partisë Demokratike me kryetarin Lulzim Basha.

Ashtu si është bërë zakon folën anëtarët e këtij komisioni, Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj, ky i fundit u shpreh se ky komision është seriozisht i angazhuar për të zgjedhur personat me vlera më të mira si kandidatët e ardhshëm të Pd në zgjedhje.

Mustafaj nënvizoi faktin se në fund të këtij procesi duhet të dalë i paturpëruar, pasi sipas tij kjo është detyra më komplekse që ka marrë ndonjëherë përsipër.

Jemi seriozisht të angazhuar të zgjedhim vlerat më të mira të këtij kontigjenti. Gjërat janë në vazhdim. Shpresoj të dal në fund të këtij procesi i paturpëruar pasi është detyra më komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër”

Genc Ruli e konsideroi ngritjen e këtij komisioni një hapje dhe pjekuri të partisë. Në një deklaratë për mediat, Ruli tha se:

Ky proces është një politikë e hapjes, unë jam njeri që kam pasur qëndrime kritike ndaj lidershipit për shkak se i gjykoja ndryshe si duheshin zhvilluar proceset në atë kohë. Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Unë kam qenë disa herë kritik ndaj lidershipit të PD, vlerësimi ynë kur ka qenë i ndryshëm e kam thënë dhe i kam qëndruar mendimit tim”.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Thatësira ekstreme, zjarre dhe../ Temperaturat pritet të thyejnë rekordin e nxehtësisë

Ekziston një shans prej 80% që temperaturat globale të thyejnë të paktën një rekord vjetor të nxehtësisë në pesë...

Artan Lame, një shpirt që nuk bënte pa të vërtetën

Nga Fernada Cenko Nuk është e lehtë të shkruash për Artan Lamen. Jo sepse mungojnë fjalët, por sepse ai nuk hyn te ata njerëz që...

Ambasada e SHBA-së “uron thatë” për zgjedhjet e 11 majit

Ndërsa opozita po mbetet dyerve të institucioneve për të gjetur të vërtetën e saj pretenduar për “zgjedhje të manipuluara” Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Ç’është Ulqini për ne?

Eduart Caka  Para disa javësh u gjenda në Ulqin për një konferencë mbi zonën e Anës së Malit. Aktiviteti përkonte me disa ngjarje të rëndësishme që po...

Lajme të tjera

Web TV