Makina përplas këmbësorin, drejtuesi e çon të plagosur rëndë në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Rraboshtë të Lezhës.

Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet K.B, 25 vjeç.

Drejtuesi i automjetit e ka dërguar të plagosurin në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë dhe më pas është dërguar për në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar pasi ka marrë plagë të rënda.

/En.Br./Fjala.al