Monika Kryemadhi me lahutë në Malësinë e Madhe, rikujton çështjen e UNESCO-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shfaqur përmes një psotimi në Facebook me një lahutë në dorë e shoqëruar nga lahutari Jonuz Delaj.

Kryemadhi kujton vargjet e Fishtës por edhe çështjen e lahutës si trashëgimi kulturore jo materiale në UNESCO.

Sipas saj,  Ministria e Kulturës dhe qeveria e Rilindjes do të kujtohen si shkatërruesit dhe rrënuesit e Kulturës dhe vlerave materiale e historike të saj.

MESAZHI I PLOTË I KRYEMADHIT
Gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e LSI si kryetare partie, në Malësinë e Madhe, pata kënaqësinë që të takoj si qytetare, rapsodin e jashtëzakonshëm të Malësisë, lahutistin virtuoz Jonuz Delaj. Janë mijëra vargje të Eposit shqiptar që janë kënduar me këtë instrument të pakrahasueshëm dhe përcjellë brez pas brezi si një trashëgimi e rrallë dhe nga më të çmuarat për çdo brez shqiptarësh.
Gjatë bisedës me Jonuzin më erdhën ndërmend disa vargje të poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta, tek “Lahuta e Malcis”:
Përsè flamuri kuq e zí,
Sod mâ s’ pari, bukurí
Porsì fleta e Engllit t’ Zotit,
Po valvitë mbí tokë t’ Kastrjotit,

Si valviti dikúr motit;
E dér m’qiellë ushto brohrija,
Kah gërthet fusha e malcija:
Për jetë t’ jetës rroftë Shqypníja!

Një vepër e rrallë dhe monumentale, ku ndërthuret letërsia, tradita dhe historia jonë.
Ndërsa në anën tjetër mu përvijua dështimi i Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Jashtme për çështjen e trashëgimisë jo materiale të lahutës në UNESCO. Megjithëse ka kaluar mbi një vit e gjysmë ende asnjë veprim, vetëm fjalë dhe propagandë. Ka shtatë vite në qeverisje dhe nuk ka bërë asnjë veprim për regjistrimin e Eposit të Kreshnikëve në trashëgiminë jo materiale në UNESCO, megjithëse studimi është i plotë dhe ka fituar dhe çmim nga Europa Nostra.
Ministria e Kulturës dhe qeveria e Rilindjes do të kujtohen si shkatërruesit dhe rrënuesit e Kulturës dhe vlerave materiale e historike të saj. Do të kujtohen për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar si dhe dhjetëra ndërtesave të trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë dhe të dytë në Tiranë.
Do të mbahen mend si rrënuesit e vlerave për t’i hapur rrugë betonizimit dhe pastrimit të parave nëpërmjet ndërtimit.
Ndaj LSI dhe Opozita e Bashkuar duhet të investojë seriozisht në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të shqiptarëve. Duhet të rikuperojmë sa më shumë nga ky shkatërrim talebanesk i Rilindjes.
Opozita e Bashkuar nuk është thjesht vetëm një emërtim politik, por është edhe një koalicion shumë më i gjerë. Ai është një bashkim me qytetarët si Jonuzi dhe me të gjithë përfaqësuesit dhe përçuesit e vlerave kombëtare dhe ruajtësit e tyre./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Rama: NATO certifikon Aviacionin Civil Shqiptar për vlefshmërinë ajrore

 

Të fundit

Grenell reagon për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Ish i dërguari i SHBA-ve për Kosovën, Richard Grenell, ka theksuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “është...

OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”

Niveli i kequshqyerjes në Rripin e Gazës ka arritur në “nivele alarmante”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe që “bllokada e qëllimshme”...

Realizohet ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit

Një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru është realizuar për...

Magazina e veprave penale duhet zbrazur

Ylli Manjani Qasja e disave, përfshi edhe mediat, për t'u marrë me nene konkrete të projekt-kodit është interesante për të bërë lajm.  Mirëpo rreziku është...

Jetonte vetëm dhe në kushte të vështira, emri i 52-vjeçares që humbi jetën në Pogradec

Një 52-vjeçare ka humbur jëtën në orët e para të mëngjesit pasi u asfiksua nga zjarri që përfshiu banesën e saj. Viktima është identifikuar...

Lajme të tjera

Web TV