Nëse nëna është e infektuar, a duhet të ushqehet me gji fëmija? Sqaron Ministria Shëndetësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Java botërore e të ushqyerit me gji nuk ka përkuar në një ditë fortë të mirë, pasi pandemia ka përfshirë botën.

Marrë shkas nga kjo situatë Ministria e Shëndetësisë ka bërë një sqarim për nënat e infektuara me Covid-19.

Ajo i rekomandon atyre të ruajnë  rregullat standarde  për mbrojtjen ndaj Covid-19, duke këshilluar se ushqyerja me gji përbën rrezik për foshnjën.

A duhet që i porsalinduri të vendoset në gji, nëse nëna është konfirmuar se ka COVID-19?

Po! Përfitimet e shumta nga kontakti fizik dhe fillimi i hershëm i ushqyerjes me gjë i tejkalojnë ndjeshëm rreziqet e mundshme të transmetimit të sëmundjes së lidhur me Covid-19.

“Java botërore e ushqyerjes me gji
Ushqyerja me gji përmirëson mbijetesën e foshnjës, siguron shëndet gjatë gjithë jetës dhe ka avantazhe të padiskutueshme në zhvillimin e fëmijës. Ushqyerja me gji përmirëson gjithashtu shëndetin e nënave duke i mbrojtur ato nga disa sëmundje.

Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.
Ato duhet:

-Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli;
-Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben;
-Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe;
-Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura.

Nuk duhet shmangur ose ndaluar ushqyerjen me gji, ndaj një grua me COVID-19 duhet të mbështetet për:

-Ushqyerjen e sigurt me gji
-Mbajtjen e të porsalindurit të saj në kontakt me lëkurën
-Mbajtjen e fëmijës afër saj në të njëjtën dhomë”, thotë MSH.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg. Kreu...

Daja i Shabanit do t’i marrë mandatin, Lapaj: “Nuk kërcënohem nga askush”

Adriatik Lapaj u shpreh sot për Report TV se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe se një ditë ata do...

Ulsi Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ulsi Manja ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj...

“Me Rusinë nuk kemi përparim”, amerikanët zhgënjehen me Putin

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shprehu zhgënjimin e tij, pasi Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë më shumë përparim në përfundimin e luftës në...

100 mln euro për sulmuesin e Bundesligës, Liverpool nuk ndalet në merkato

Pas gjermanit Florian Wirtz, Liverpool është gati për një tjetër transferim big. Edhe kësaj here, brenda kampionatit gjerman. Mediat angleze raportojnë se "The Reds" po...

Lajme të tjera

Web TV