OBSH: Të rinjtë duhet të ‘sakrifikojnë’ për të parandaluar virusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bënë thirrje të rinjve të kufizojnë festat, për të ndihmuar në frenimin e koronavirusit.

Të lodhur nga mbyllja në shtëpi dhe me dëshirën për të shijuar ditët e verës, të rinjtë në disa vende po kontribuojnë në rigjallërimin e sëmundjes, me grumbullimet e tyre për festa dhe aktivitete të ndryshme pushimesh.

Edhe në Gjenevë, ku ka selinë Organizata Botërore e Shëndetësisë, javën e kaluar u mbyllën restorante dhe klube, pasi provat tregonin se atje e kishin burimin gati gjysma e rasteve të reja me COVID-19.

“Të rinjtë duhet gjithashtu të kuptojnë se ata kanë përgjegjësi,” tha shefi i emergjencave të OBSH-së dhe baba i tre fëmijëve Mike Ryan gjatë një diskutimi në internet. “Bëjini vetes pyetjen: a duhet vërtet të shkoj në atë festë?”

Të rinjtë preken më pak nga format e rënda të COVID-19 sesa prindërit ose gjyshërit e tyre, por përqindja e të infektuarve që përfshin moshat 15-24 vjeç është rritur trefish në pesë muajt e fundit, sipas të dhënave të OBSH-së.

Zoti Ryan tha se të rinjtë shpesh nuk dëshirojnë të japin emrat e shokëve për të gjurmuar personat e prekur.

“Është e vështirë por është e domosdoshme për të frenuar virusin,” tha ai.

Epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerkhove tha se të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm, sepse edhe një variant i butë i sëmundjes mund të ketë pasoja afatgjata./VOA

Të fundit

Bie me 90% numri i emigrantëve shqiptare në Britani

Me mbi 90 për qind rezulton të jetë reduktuar numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në  pjesën e pare të ditës, pasdite kemi përmirësim. ...

Rama paralajmëron bizneset: Goditjet do të jenë drastike nëse nuk futeni në binarë

“Klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset do të rezultojnë korrekte nuk do të kontrollohen. Pra do të jenë në një fashë A të...

Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë

“Inspektimet. Sot është një pikë e dobët dhe pavarësisht përmirësimeve që janë bërë dhe sa më pak e ndjenin presionin e inspektorëve në raport...

Prindërit regjistruan katër dele në shkollë për të parandaluar mbylljen e saj

Për shkak të mungesës së nxënësve dhe mbylljes së paralajmëruar të një klase në një shkollë në departamentin Moselle në Francën verilindore, prindërit e...

Lajme të tjera

Web TV