Sot shënohen 128 nga lindja e Abaz Kupit.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave na sjell në kujtesë në vija të përgjithshme jetën e tij, nëpërmjet një statusi në Facebook.
Statusi i plotë
Më 6 gusht 1892, në Krujë u lind Abaz Kupi, major i xhandarmërisë në Durrës në vitet 1932-1939, periudhë kur edhe Shqipëria u pushtua nga fashistët. Atë ditë, 7 prill 1939, kur italianët zbarkuan në Durrës, Abaz Kupi, i njohur edhe si Bazi i Canës, udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak, duke mbajtur qëndresë për 36 orë. Me pushtimin e Shqipërisë u largua në Stamboll. Në qershor të vitit 1939 familja e tij u internua në Himarë. Rikthehet në atdhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të Mbledhjes së Pezës të mbajtur më 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANÇ-së. U bë nismëtari Konferencës së Mukjes të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943.
Duke mos u pajtuar me qëndrimet e Enver Hoxhës, i cili në shtator 1943 hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes me Konferencën e Labinotit, në 19 nëntor 1943 Kupi u largua nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar dhe më 21 nëntor formoi Lëvizjen e Legalitetit që mësynte në rikthimin e Mbretit Zog në Shqipëri. Më 24 tetor 1944 u largua nga atdheu. Familjen e la në Shkodër. Djali i vogël, u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja e tij dhe vajzat u internuan në Tepelenë e më pas nëpër kampet e Myzeqesë. Abaz Kupi vdiq më 9 janar 1976 në Nju Jork./Fjala.al/Ke.Ba
https://www.facebook.com/arkiva.gov.al/posts/3304438769600020