Greqia vendos orare për kufirin me Shqipërinë, ja kur lejohet të hyni dhe të dilni

Greqia ka marrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ajo ka vendosur që lëvizjet në pikat kufitare Kakavije dhe Kapshticë t’i bëjë me fasha oraresh duke i mbyllur çdo ditë nga ora 22:00 deri në orën 06:00, duke filluar nga mbrëmja e sotme.

Njoftimin e ka bërë me dije dhe policia shqiptare për qytetarët dhe theksohet se duke filluar nga 16 gushti çdo shqiptar që do hyjë në Greqi duhet të karantinohet për 7 ditë.

Njoftimi i plotë:

Autoritetet policore greke, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë??.

Pikat e kalimit do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare ?? që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi?? nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë , do të karatinohen për 7 ditë.

Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së ?? dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.

Lexo edhe :  Berisha konfirmon ‘aleancën’ me Lapajn: Na nderoi që na mbështeti Florjan Binajn

Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

/En.Br./Fjala.al