Gazetari sportive Adriatik Riza Dosti ka kujtuar një prej legjendave të futbollit shqiptar, Kujtim Majacin.
Përmes një komenti në rrjetin social “Facebook”, Dosti deklaron se “me Majacin nuk kishte shumë llafe…ai të rraste Golin dhe hajt ngjatjeta…saktësisht kështu me është përgjigjur i madhi Agustin Kola tre vjet më parë kur e pyeta se cili ishte opinioni i tij për sulmuesin e shquar fierak të kohës së tij Majacin…”
Komenti i plotë i Adriatik Riza Dostit i pa redaktuar
Pavlina Llaci dhe Kujtim Majaci… absolutisht keto jane dy figurat simbol te te gjitha koherave ne historine e sportit fierak !
Por nese per te mrekullueshmen sportise e njeri… Pavlinen kam shkruar disa kohe me pare …sot ne shenje nderimi e respekti te vecante per jeten e karieren e tij brilante sportive kete shkrim po ja kushtoj njerit prej futbollisteve me te mire e me te talentuar shqiptare te viteve 80-90 …ikones se futbollit fierak Kujtim Majacit…
…Me Majacin nuk kishte shume llafe…ai te rraste Golin dhe hajt njatjeta…saktesisht keshtu me eshte pergjigjur i madhi Agustin Kola tre vjet me pare kur e pyeta se cili ishte opinioni i tij per sulmuesin e shquar fierak te kohes se tij Majacin…
…Djaloshi kosovar Kujtim Majaci lindi ne Fier ne 20 Mars te 1962 e shume shpejt fale pasionit te tij te madh per futbollin do te atashohej prane klubit Apollonia qe ne 1976 …e me pas ne 1980 do te behet pjese e skuadres se pare per te mos u ndare me kurre prej saj derisa e mbylli karieren e tij me 1992…
Absolutisht nje talent i lindur…nje nuhates fantastik i golit…nje sulmues rrace qe e gjente rrugen e rrjetes ne menyre sa te thjeshte po aq edhe te habiteshme e efikase…duke u kthyer ne tmerri i mbrojtjeve dhe portiereve kundershtare sidomos ne Fier por edhe jashte tij…
Do te shkelqeje si askush tjeter ne radhet e asaj Apollonie te mrekullueshme te viiteve 80–90 te trajnerit te pa perseritshem te futbollit fierak Vangjel Capos se pa harruar…
E pra ajo Apolloni e asaj kohe ishte nje skuader per tu pasur zili e qe luante si e barabarte aso kohe edhe me te medhenjte e futbollit shqiptar Tiranen, Partizanin, Dinamon, Vllaznine, Flamurtarin, etj…
E kush nuk i kujton futbollistet e shkelqyer fierake te asaj skuadre…Stefa, Tole, Papuciu, Demce, Haxhiaj, Bita, Poci, Tegu, Kokuri, Mahmutaj…e mbi te gjithe shkelqente pikerisht ai …numri 11 i tyre sulmuesi – Gol i tyre …Kujtim Majaci i mrekullueshem !
Luan per 12 sezone me Apollonine dhe regjistron 300 ndeshje ku shenon plot 174 gola dhe jam mese i sigurte se mare per baze koeficientin e ndeshjeve te luajtura ne raport me golat e shenuar Majaci duhet te jete ne krye te listes se goleadoreve shqiptare te te gjitha koherave …duke na kujtuar ne kete lloj statistike Refik Resmen tone te madh…
Ne dy sezone te kampionatit shqiptar 85\86 dhe 89\90 Majaci me 20 dhe 19 gola do te jete Goleshenuesi me i mire i Shqiperise….
Disi i pa fat sepse ne kulmin e karieres se tij dhe me futbolliste teper cilesore te asaj kohe ne ekip … dhe me nje trajner vertet te zot profesionalisht …ai dhe Apollonia e tij nuk munden te fitojne dot asnje lloj trofeu kombetar….gje te cilen Apollonia e pak viteve me vone pikerisht ne 1998 do ta beje realitet duke mundur Lushnjen 1-0 ne finale e duke fituar te vetmin Trofe qe ka ky klub deri me sot…Kupen e Shqiperise !
Fale gjithe asaj c’ka dha ne fushen e lojes por dhe te qenit nje qytetar korrekt e shembullor brenda e jashte fushes se lojes Majaci u kthye ne figura me popullore e me e dashur e qytetit te tij Fierit….u shnderrua ne nje Mit….ne nje ikone, legjende e simbol i rralle i futbollit dhe i qytetarise se ketij qyteti…
Aq e vertete eshte kjo sa me 1986 ne Kavaje ne ndeshjen Besa – Apollonia qindra mijera tifoze fierake ishin te veshur me te njejten dizenjio -kemishe qe mbante veshur idhulli i tyre Kujtim Majaci nje rast unikal ky edhe ne historine e futbollit boteror !
Majaci ishte teper korrekt ne fushen e lojes e nuk fliste fare e as debatonte kurre me gjyqtaret, kundershataret a me tifozet…sepse per te flisnin aq shume Golat te cilet i shenonte me nje lehtesi te cuditeshme dhe me nje vijimesi te rregulllt per tu patur vertet zili…
E nxirrte golin nga varri …dhe sipas meje pa e tepruar fare Majaci ishte ne llojin e tij nje tip Gerd Myleri alla – shqiptar…
Kishte teknike te admirueshme, pergatitje fizike te shkelqyer, atletikisht ishte perfekt … godiste me kembe e me koke nga cdo lloj pozicioni….dhe perpara portes s’te falte kurre…
Luajti 3 ndeshje me ekipin kombetar Shpresa por po kaq edhe me ekipin e pare Kombetar…ku u aktivizua se pari me 18 janar 1989 kunder Greqise [ 1 – 1 ] …me 8 mars po te 1989 kunder Anglise – 0 – 2 ] ku zevendeson Millon dhe me 17 nentor 1990 kunder Frances po ne Tirane 0 – 1 …
Ne kupat e europes ne perberje te Apollonise …Majaci do te luaje 2 takime te kupes UEFA ne edicionin 89/90 kunder francezeve te Auxerre ku fieraket pesojne dy humbje te renda 0-3 dhe 0-5….
Sa i madh ishte ne fushen e lojes po aq i thjeshte ishte jashte saj e ne jeten e perditeshme ….ndaj dhe deri me sot …te pakten me aq sa di une …Majaci eshte i vetmi futbollist shqiptar te cilit qyteti e tifozeria e tij i kane ngritur nje bust – shtatore ne nje nga vendet me te dukeshme te qytetit te Fierit …
Nderkohe per te shkrimtari Namik Selmani ka botuar edhe nje Liber te titulluar Legjenda Majaci…
Gjithashtu …mesa jam ne dijeni …pas largimit te tij te pa pritur nga kjo bote…ne shenje nderimi e respekti te vecante ndaj figures se tij …klubi Apollonia e hoqi nga perdorimi fanellen me numrin 11 …fanelle e numer te cilin e mbajti mbi shpine
si askush tjeter deri me sot ne historine e futbollit fierak i madhi Kujtim Majaci !
Iku nga kjo bote krejt pa pritur e tragjikisht… ne moshen 47 vjecare teksa nje arrest kardiak do ti merrte jeten ate pasdite te 14 korrikut 2009 ne plazhin e Semanit tek po pushonte se bashku me familjen e familjaret e tij…
Ne vend te mbylljes….
Dua te kujtoj nja dy raste e momente personale te mijat ne raport me Majacin te cilat me kane lene vertet mbresa te vecanta…
Ne fund te viteve 80….luante Apollonia kunder Tiranes ne Fier…dhe ne nje moment dikush qe nga tribuna godet me nje gjysem tulle ne drejtim te pankines se Tiranes ku rrinin trajneri Sh. Rreli e te tjeret….fati deshti qe nuk u gjakos njeri…une isha fare prane gjithe asaj c’ka ngjau…dhe shoh qe ne kete moment Majaci e la fushen dhe u turr me vrap ne drejtim te tifozerise vendase duke i kerkuar te ndalnin akte te tilla te denueshme dhune…dhe fjala e tij zuri vend si me zamke kur thote populli sepse ai ishte jo vetem beniamini i tifozerise se qytetit te tij por mbi te gjitha nje futbollist e njeri autoritar i cili te impononte vetem respekt….
Duhet te kete qene viti 1991…kur Apollonia e tij edhe pse luajti shume mire ne ”Q.Stafa” e Majaci shenoi nje gol spektakular u mund nga Dinamo me nje gol teper te dyshimte…
Pas ndeshjes nxitova ta intervistoja…dhe ashtu sic ishte …i merzitur e tere djerse…duke hyre per ne dhomat e zhveshjes me tha…ne e dime qe jemi ekipe rethesh e s’na le njeri te ngreme koke e te marrim kupa e kampionate por te pakten te mos na hane hakun e te na japin ate qe meritojme…
Iku vertet shume shpejt e aq pa pritur nga kjo bote sa la pas vertet nje dhimbje te madhe tek kushdo …sidomos tek familja e tij te cilen e donte aq shume por jo pak edhe tek bota e komuniteti sportiv e vecmas ai i futbollit qe e respektonte aq shume …madje jo vetem ne Fierin e tij te zemres por ne mbare Shqiperine…
Sepse i tille ishte ai Kujtim Majaci…futbollist i shkelqyer e njeri i mrekullueshem !
A.R.DOSTI