“E shtypi autobusi, thanë se vdiq nga virusi”/ Mjekja shqiptare jep lajmin: Si u zbuluan mijëra vdekje “të rreme”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja Anika Dolke ka bërë publik një artikull interesant botuar ditwn e djeshme mbi statistikat zyrtare të të vdekurve si pasojë e COVID-19, në Britaninë e Madhe.

Sipas artikullit të “Daily Mail’, deri tani qeveria britanike ka gabuar me të vdekurit si pasojë e COVID, duke regjistruar të paktën katër mijë viktima më tepër se shifra zyrtare.

Media londineze raporton se mijëra viktima të shpallur të vdekur nga koronavirusi, do të fshihen nga regjistri zyrtar i qeverisë, pas rishikimit të listave.

Në listat zyrtare të raportuara nga qeveria e Britanisë së Madhe doli se ishin përfshirë njerëz që ishin shëruar nga COVID, por kishin vdekur më pas për shkaqe të tjera.

Edhe pse kishin vdekur në rrethana të tjera, ata figuronin në listat e vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Postimi i plotë

Hetimi zyrtar

Shëndeti Publik Anglez ka gabuar me vdekjet si pasojë e koronavirusit, zbuloi një hetim zyrtar.

Numëroheshin deri tani si viktima edhe ata që mund të kenë vdekur nga ndonjë shkak tjetër disa muaj më vonë, pasi e kishin kaluar sëmundjen.

Mund të ketë deri në 4,000 persona të hequr nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, ose 10 përqind e tyre, thotë raporti zyrtar.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock muajin e kaluar urdhëroi një rishikim urgjent se si llogaritet numri i vdekjeve në Angli për shkak të Covid, duke pretenduar se kishte gabime statistikore.

Akademikët zbuluan se metodat e Shëndetit Publik të Anglisë bënin që ministrat përgjegjës të llogaritnin viktima këdo që vdes, pasi ka rezultuar një herë pozitivisht për Covid-19. Madje ata llogariteshin të tillë, edhe nëse mund të kishin humbur jetën në aksident. Njëri prej tyre ishte goditur nga një autobus, dhe humbi jetën pak kohë pasi kaloi me sukses COVID. Por ai ishte regjistruar në të dhënat qeveritare të Britanisë së Madhe, si një prej viktimave të COVID-19.

Lexo edhe :  "Në front për kauzën kombëtare", Berisha takon Abdixhikun në Kongresin e PPE

Sipas llogaritjeve të deritanishme, teknikisht, askush nuk mund të shërohet kurrë nga virusi. Madje të gjithë, 265,000 pacientë të konfirmuar në Angli, do t’i kenë vdekjet e tyre të atribuara nga kjo sëmundje, nëse nuk do të bëhet korrigjimi në kohë.

Gabimi po korrigjohet, sepse 4,000 të vdekur janë hequr nga numri zyrtar i Anglisë që numëronte 41.749 viktima deri tani, sipas raportimit. Një nga ekspertët kryesorë që zbuloi gabimin i tha MailOnline se ‘supozimi më i mirë’ i tij ishte se më shumë se 1.000 njerëz të vdekur ishin regjistruar gabimisht te listat e Covid-19.

Shifrat e reja që përfshijnë edhe Skocinë dhe Irlandën Veriore, do t’i atribuojnë vdekjet vetëm nga Covid-19, nëse ndodhin brenda një muaji nga diagnostikimi i tyre.

Sekretari i Shëndetësisë pritet të njoftojë matjen e re deri në fund të javës, pas rishikimit dy-javor, të fiaskove të numërimit.

E meta statistikore u zbulua nga profesorët e Universitetit të Oksfordit Carl Heneghan dhe Dr Yoon Loke, si dhe nga Universiteti i Anglisë Lindore.

Profesori Heneghan, drejtor i Qendrës për Mjekësi në universitetin prestigjoz, i tha “the Sun”, se ky vendim “ishtë i arsyeshëm. Nuk ka asnjë kuptim që qeveria t’i atribuojë vdekjet nga Covid, 28 ditë pas infektimit të tyre”, theksoi ai. Edhe vendet e tjera raportojnë pasaktësi dhe ngrenë dyshime të mëdha me shifrat./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

80 mijë vende të lira , Greqia në krizë për punëtorë në turizëm

Përballë një vale rekord turistësh këtë verë, Greqia po përjeton një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore në sektorin...

A do të bëjë këngë me Gjestin? Ja si u përgjigj Egli

Në një mbrëmje të mbushur me humor dhe spontaneitet, Egli Tako u shfaq në emisionin e njohur humoristik "Portokalli", duke sjellë të qeshura të...

Kurti i dërgoi letër, Abdixhiku reagon për ftesën e kryeministrit në detyrë për koalicion

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, pas ftesës së Kurtit për një koalicion mes dy partie është shprehur se do t’i kthejë...

Dita e Dëshmorëve, përkujtohen punonjësit e Policisë që humbën jetën në krye të detyrës

Në Akademinë e Sigurisë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve, u zhvillua një ceremoni përkujtimore. Në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila,...

Banorët e Hotolishtit, protestë: Rruga e re na prish fshatin, mos na shkatërroni shtëpitë

Banorët e Hotolishtit në Librazhd u mblodhën sërish në protestë këtë të mërkurë, duke denoncuar shqetësimeve të tyre për projektin e Korridorit VIII. Ata protestojnë...

Lajme të tjera

Web TV