Nëna i heq priftit fëmijën nga duart: Ai donte ta mbyste gjatë pagëzimit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prift ortodoks rus është njeriu më i urryer në rrjetet sociale.

“Njeriu i zotit” i njohur me emrin Photios në kishën e qytetit Gatchina, rreth 40 kilometra larg Shën Petersburgut është bërë protagonist i një pagëzimi që për pak mund të kishte shkaktuar vdekjen e një vogëlushi. Ka qenë nëna e fëmijës që ka shmangur tragjedinë.

Prifti Vasily Necheporenko, i cili shërben te kjo kishë e vogël mori fëmijën rreth 1 vjeç për ta pagëzuar në legenin me ujë të bekuar. Sipas traditës ortodokse ruse, një fëmijë duhet të zh yeten tre herë në ujë të shenjtë në mënyrë që të pagëzohet. Veprimi nuk është pëlqyer shumë nga fëmija, i cili ka nisur të qajë. Kjo ka ngjallur zemërim te prifti, i cili e ka zhytur edhe shumë herë të tjera, në mënyrë që fëmija të pushojë së qari.

Por as kjo metodë nuk ka mjaftuar, me priftin që ka nisur të për dorë edhe forcën. Në atë moment  është dashur ndër hyrja e nënës së fëmijës për të ndalur veprimin e çuditshëm të priftit, që e ka komentuar veprimin si diçka normale.

Foshnja nuk mbytej dhe nuk e goditi kokën në legen. Kam 26 vjet shërbim në kishë dhe gjithmonë përpiqem të bëj pagëzimin në atë mënyrë.”-tha Necheporenko.

Nëna e vogëlushit, Anastasia Alekseyeva u tha mediave ruse se atmosfera ishte e tensionuar që nga fillimi. Prifti veproi kështu, pasi ajo nuk i dinte lutjet.

“Pas zhytjes së parë, kuptova që foshnja po mbytej. Unë fillova ta tërheq nga krahët e priftit“,-shpjegoi gruaja, duke shtuar se vogëlushja ishte keqtrajtuar gjatë ceremonisë.

Si veprim normal është komentuar edhe Administrata e Kishës në Gatchina, që tha se pavarësisht se pamjet janë bërë virale, nuk ka asnjë ankesë zyrtare kundrejt priftit dhe për këtë nuk kanë të drejtë të marrin masa kundrejt tij.

Lexo edhe :  Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite/ Pse dështoi "Kupola e hekurt"?

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Me duar dhe këmbë të lidhura, në brigjet spanjolle gjenden 5 trupa

Policia spanjolle ka nisur një hetim të thellë pas zbulimit të trupave të lidhura në det, që dyshohet të...

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet nga New York Times, duke...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Lajme të tjera

Web TV