Arkitekt Sinani, njeriu i cili i shoi etjen një qyteti të tërë, vdiq për një pikë ujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një histori interesante vjen për arkitektin e njohur të Perandorisë Osmane, arkitekt Sinanin.

Arkitekt Sinani dhe çezma

Arkitekt Sinani arrin të sjellë ujin në Stamboll, një projekt i synuar që nga Justiniani, perandori Bizantin që në shekullin e VI mbas Krishtit. Kështu Sulejmani i thotë arkitekt Sinanit të kërkojë ç`të dojë për shërbimin e tij dhe për ujin që shoi etjen e kryeqytetit perandorak. “Madhëri, -përgjigjet Sinani- punën time Ju e paguani me para, dhe unë s` kam të drejtë të kërkoj diçka tjetër”. “Nëse ti nuk ke dëshirë të zgjedhësh diçka atëhere është dëshira ime ajo që do të të ofrojë diçka” shprehet sulltani, dëshira e të cilit nuk mund të thyhej. “Madhëri, dëshira juaj u plotësoftë- do doja që nga ujësjellësi i Stambollit, të më vinte një çezmë edhe në konakun tim” thotë Sinani. “Qoftë e thënë, qoftë e bërë” përgjigjet Sulejmani, i cili jep urdhër të bëhet kjo gjë, por nuk lëshon një ferman (urdhër) zyrtar për këtë e cila do t`ja jepte zyrtarisht ujin dhe çezmën më vete kryearkitektit.

Vitet kalojnë dhe në fron është ulur Murati i Tretë, nipi i Sulejmanit. Arkitekt Sinani, kaluar 95 vitet, ende vazhdon të punojë ndërsa mosha bën të sajën. Gojët e këqija sërish folën kundër Sinanit, ndërsa ai ishte i vetmi në Portën e Lartë që me punën e tij u kishte rezistuar tre sulltanëve, ndërsa edhe vetë koka e disa kryevezirëve (kryeministrave) nganjëherë këputej si bostan. Kështu një ditë këshillëtarët e Muratit ankohen duke thënë se Sinani merr ujë në rrugë jo të ligjshme. Në moshën 97 vjeçare, kryearkitekti gjykohet para parisë së Stambollit, dhe shpallet fajtor për çezmën që kishte në konak. Fjalët e tij se kjo ishte një dhuratë nga Sulltan Sulejmani, nuk vlejtën dhe Murati dha urdhër të pritej uji në shtëpinë e kryearkitektit plak.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 12 maj 2024

Arkitekt Sinani, në moshë të thyer u përball me një ulje të tillë, ndërsa ato ditë ai duke dalë gjithnjë e më pak nga shtëpia filloi të vuante nga etja. Meqë çezma tjetër e mëhallës (lagjes) ishte shumë larg, ai vuante për ditë të tëra pasi tashmë kishte zënë shtratin. Sipas burimeve historike osmane, një natë vere të vitit 1490, ai do lutej për një kupë me ujë në shtratin e vdekjes. Njeriu i cili i shoi etjen një qyteti të tërë, tashmë do bënte lutjen e fundit për një pikë ujë që të shuante zjarrin, dhe kurrkush nuk do t`ja japte. Arkitekt Sinani ndërroi jetë atë natë mes lutjeve për një pikë ujë dhe harrimit dhe mosmirënjohjes njerëzore./Fjala.al/

Të fundit

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së vendosuri për rezultatin e zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV