Bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim! -Nga Eljan Tanini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eljan Tanini

  1. Atdheun e mbushëm me “Bar Kafe”.
  2. Hapësirat me bar natyral i zëvendësuan me bar artificial.
  3. Mëmëdheun e ngopëm dhe e zbrazëm me “bar hashashi.”
  4. Edhe bariu më i mirë sot e ka mendjen te telefoni dhe jo te bagëtia në mal.
  5. Bariumin e shitëm në Azi, pastaj e blemë prapë ne si fishekzjarre.
  6. Barin e bletës e blejmë në Bullgari, ndërkohë ka me shumicë në Shqipëri.
  7. Bari – Durrës dhe e kundërta, emigrantët gjumosen ende nëpër korridoret e trageteve me jastëkun prej valixheje.
  8. 359 persona e kanë emrin Bari në Shqipëri, ku 3 prej tyre janë gra.
  9. 985 gra dhe vajza po në Albani quhen Barie. Në të vërtetë bariu i vetëm është Krishti.
  10. Pensionistët janë kategoria që ndikohet më shumë nga blerja e barnave pa udhëzues dhe u duhet të mjaftohen me shpjegimin e shkurtër që u jep farmacisti në momentin e blerjes së barit, i cili të gjithë shpjegimin e ka në gjuhë të huaj (përjashtim bëjnë medikamentet e prodhuara në vendin tonë).
  11. Muzika baritore, vazhdon të jetë helm për armikun që luftohet me çifteli dhe valë satelitore.
  12. Prit gomar të mbijë bar! Gomari vazhdon të jetë i paragjykuar sepse punon shumë, është i dashur, i bukur, ka qumësht shërues, bërtet bukur, por edhe veglat i ka si emri Isa Boletini: të rënda.
  13. Bari molës dhe bari i miut vazhdojnë të kenë erë dhe shije të mirë te ne. Me të parin helmohen fëmijët, me të dytin të rriturit.
  14. Njësia e matjes së shtypjes atmosferike që matet me Bar, është shtypje 1 bar. Këtu te ne nuk e ndjen më kush këtë gjë sepse jeta për këta është vetëm vetja.
  15. Bari, është shpend notues, me pupla ngjyrë kafe, me sqep si të pulës, që jeton nëpër këneta dhe ushqehet me peshq të vegjël. Nuk e di pse nuk kundërmon më era peshk!
  16. Baritoni më i mirë në lagjen time mbetet Hoxha. Por ai nuk e kapi kurrë ‘klasin’ e ezanit të xhamive në Prizren.
Lexo edhe :  S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Në “fuckt”, asnjë parim nuk kemi shkelur deri tani, ecim…

E.T, reflektim dialektik nga kjo shkelje e shpejtë shputash mbi bar natyral

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset një ish-polic

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës,...

Pse Arjan Konomi i përmendi emrin e fëmijëve dajës së Endri Shabanit? Mos vallë…

Një tjetër episod ka përfshirë telenovelën politike shqiptare, teksa aktivisti i Shqipëria Bëhet, Arjan Konomi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, duke...

Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka shënuar radhë të gjata. Kontrolli në...

Endri Shabani: Lapaj u bë lider koalicioni dhe fitoi vëmendje publike më shumë se unë

Endrit Shabani, i rikthyer nga pushimet, u shfaq sonte në studion e A2 për të dhënë shpjegimet e tij për mandatin e shumëdiskutuar mes...

Gjenerali gjerman: Rusia do të sulmojë Kievin me 2 mijë dronë

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

Lajme të tjera

Web TV