Pogradec/Qëlloi me 100 plumba drejt hotelit në Tushemisht, ja kush është i arrestuari nga policia (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Pogradecit arrestoi sot Mariglen Topuzin, si një nga autorët e ngjarjes së djeshme në hotel “Voloreka” në Pogradec.

Mësohet se 34-vjeçari është nga fshati Buçimas, dhe ka qene i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ndërkohë, për ngjarjen e djeshme policia ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë, I. B., 52 vjeç, M. B., 34 vjeç, dhe B. S., 28 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orë e para të mëngjesit të djeshëm, ku dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit.

Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit. Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu. Ky është atentati i dytë brenda 1 javë që ndodh në këtë hotel./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

E konfirmojnë autoritetet: COVID është rikthyer në Shqipëri! Ja ç’po ndodh

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini, ka deklaruar se në javët e fundit janë konfirmuar 6...

Rama replikon me Farage: Gabove me shifrat/Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Replikat në distancë mes kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës dhe politikanit britanik Nigel Farage, mesa duket nuk kanë për të ndaluar. Ka qenë kryeministri...

Leibniz, kur një gjeni i Evropës i ktheu sytë nga shqipja

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të qetë të vitit 1646, ndërsa Evropa ende shëronte plagët e luftërave fetare dhe mendimi shkencor po përpiqej të...

A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, kur Niko Peleshi sapo ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Korçës, pata rastin të isha me të në...

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Lajme të tjera

Web TV