Makina përplas për vdekje këmbësorin, edhe drejtuesi në gjendje të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Klos – Burrel.

Një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar në rrugë në afërsi të urës së Shul Batrës. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Bajram Muça, 70 vjeç. Ai është dërguar në spitalin e Burrelit por nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkaq i plagosur ka mbetur edhe shoferi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se automjeti drejtohej nga një 73-vjeçar i cili po udhëtonte me bashkëshorten nga Dibra drejt Tiranës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./En.Br./Fjala.al

Të fundit

‘Larg duart nga monedha jonë!’/ Protesta në Bullgari, qytetarët kundër kalimit në euro

Mijëra qytetarë protestuan në rrugët e Sofjes kundër planit të qeverisë për kalimin e Bullgarisë në eurozonë. Protestuesit, të...

“Duhet të dorëhiqet”, Bejko: PD është kthyer në tempullin e Berishës

Analisti Roland Bejko, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se Sali Berisha e ka zaptuar Partinë Demokratike. Ai theksoi se Sali Berisha e...

Mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë

Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota kanë filluar pelegrinazhin e Haxhit, një nga pesë shtyllat themelore të fesë islame. Më shumë se 1.4 milionë...

Parashikimi i motit, 5 Qershor 2025

Shqipëria pritet të përjetojë një ditë të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët, me temperatura që variojnë nga 25°C deri në 29°C në pjesën më...

Horoskopi ditor, 5 Qershor 2025

Dashi Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here do buzëqeshni. Beqaret fale shume...

Lajme të tjera

Web TV