Pandemia/Shkon në 200 numri i viktimave në total, ja sa është mosha mesatare e të prekurve

SPITALI I SEMUNDJEVE INFEKTIVE NE QSUT - Infermiere me veshje mbrojtese e maska duke ecur ne oborrin e Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine. Deri tani jane konfirmuar 223 raste me koronavirus ne Shqiperi, nder te cilet 11 kane nderruar jete dhe 44 prej tyre jane sheruar./r/n/r/nINFECTIOUS DISEASES HOSPITAL AT QSUT - Nurse wears protecting gear while walking at the Infectious Diseases Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into quarantine. So far, 223 cases of coronavirus have been confirmed in Albania, of which 11 have died and 44 have recovered.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar vetëm një viktimë në vendin tonë për shkak të COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë raporton se betejën me COVID-19 nuk e ka fituar dot një 55 vjeçare nga Vlorë.

Numri total i viktimave në vendin tonë nga koronavirusi ka arritur në 200 humbje jete. (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1)

Sipas burimeve zyrtare mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.
Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet Covid, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Sot autoritetet e shëndetësisë raportuan për 125 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në total 6536 persona të infektuar, 2957 prej të cilëve janë aktualisht aktivë.

/En.Br./Fjala.al